Secondary Adv

Nis rehabilitimi i qendres se Kavajes

 

Ka nisur zbatimi i projektit për rehabilitimin urban të qendrës së qytetit dhe pas përfundimit të projektit, i cili përfshin godinën e re të bashkisë, rikonstruksionin e rrugës hyrëse në jug të qytetit, 2.5 kilometra, rehabilitim të 11 mijë m2 të qendrës dhe 3 mijë e 200 m2 park, do t’i japin asaj pamjen e një qendre të standardeve të urbanistikës europiane.

 

 

Kavaja është qyteti i radhës që do të përfitojnë nga projekti i qeverisë “Për rilindjen urbane të qyteteve”, pasi ka nisur zbatimi i rehabilitimit urban të qendrës së saj. Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet  ku theksoi se në vetëm një vit Kavaja u shdnërrua në një “kantier ndërtimi”. “11 mijë m2 të qendrës së Kavajës, me plus 3200 m2 park dhe rruga 2.5 kilometër, e transformuar në një rrugë europiane, ku standardet do të garantojnë jo vetëm vijueshmërinë e trafikut, por edhe ecjen e këmbësorëve dhe përdorimin e biçikletave, janë vetëm fillimi i një investimi që do të vijojë intensivisht”, tha Rama.

 

 

Kryeministri Rama theksoi se ndonëse për Kavajën është folur shumë, realiteti fliste për një braktisje të qytetit. Braktisje që tashmë ka marrë fund, tha Kryeministri, duke u shprehur për mbështetjen e plotë ndaj çdo projekti të bashkisë, në funksion të rigjallërimit urban dhe standardeve të jetesës.

“Unë dëshiroj që t’ju siguroj për mbështetjen e plotë të qeverisë për Kavajën. Kavaja është një zonë e cila ka vuajtur shumë në shumë vite, shumë mangësi. Braktisja e Kavajës ka marrë fund njëherë e mirë, sepse në 2011 Kavaja bëri zgjedhjen e duhur dhe nga një qytet i cili ishte i mbuluar nga plehrat, nga pisllëku, nga rrëmuja, u kthye në një qytet që në radhë të parë e filloi nga pastërtia dhe nga disiplina në qarkullim, nga respekti për këmbësorët, për të moshuarit, për fëmijët. Ju siguroj që për sa i përket projekteve, ne do të mbështesim çdo projekt që do të na vijë nga Bashkia e Kavajës”- tha Rama.

 

 

Sipas Rames, me rritjen e buxhetit financohen plotesisht edhe 51 projekte dhe pjeserisht 100 te tjera. “Me rritjen e buxhetit fale punes plot mund e durim +51 projekte me financim te plote +100 te tjera me financim pjesor”- shkruan ai.

Klikoni ketu per te pare projektin e plote

 


Më të lexuarat