Secondary Adv

Kompensimi i pronave, ATP: Ndryshojne 4 formularet per pronaret

Ndryshojnë katër for mularët që shërbejnë për trajtimin e pronës dhe kompensimin e pronave. Të gjithë pronarët e shpronësuar nga regjimi komunist duhet të dorëzojnë në Agjencinë e Trajtimit të Pronave një deklaratë noteriale, ku të vetëdeklarojnë nëse kanë përfituar ose tokë bujqësore.

 

Deklarata noteriale duhet të jetë e nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët ligjorë ose përfaqësuesi me prokurë i të gjithë trashëgimtarëve ligjorë të subjektit të shpronësuar. Vendimi është marrë dje në Këshillin e Ministrave dhe prek të gjitha dosjet e pronave që ndodhen për shqyrtim në Agjencinë e Trajtimit të Pronave.


Ndryshimi
Në katër formularët e miratuar në vendimin nr.223, datë 23.3.2016, të Këshillit të Ministrave, “për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiare fizik për kompensimin e pronave” është shuar pika, ku kërkohej vërtetimi nëse subjektet kanë përfituar tokë bujqësore ose jo. Me ndryshimin e miratuar dje në qeveri nuk mjafton vetëm vërtetimi, por kërkohet një deklaratë noteriale nga të gjithë trashëgimtarët. Këshilli i Ministrive ka miratuar formatin e deklaratës dhe u kujton aplikuesve përgjegjësitë ligjore në rastet e vetëdeklarimit të rremë. Në pikën dy të vendimit të qeverisë përcaktohet se të formularit nr.1, nr.2, nr.3, nr.4 të cilët publikohen nga “Gazeta Shqiptare” ndryshojnë përkatësitë në pikat e përcaktuara për vërtetimin mbi përfitimin ose jo të tokës bujqësore.


Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të miratuara dje nga qeveria nuk do të kërkohet më vetëm vërtetimi, por edhe deklarata noteriale e nënshkruar nga subjekti i shpronësuar dhe ose përfaqësuesi me prokurë i të gjithë trashëgimtarëve ligjorë të subjektit të shpronësuar, përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë nëse vendimi përfundimtar i kompensimit apo vlerësimi i tij është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore, si dhe nëse këto subjekte kanë qenë apo jo të paditur apo persona të tretë në proceset gjyqësore, me objekt ankimin e vendimit për të cilin ata aplikojnë. “Deklaratë noteriale e nënshkruar nga subjekti i shpronësuar përfaqësuesi me prokurë i të gjithë trashëgimtarëve ligjorë të subjektit të shpronësuar, përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë nëse kanë përfituar apo jo nga dispozitat për ndarjen e tokës bujqësore”, – thuhet në vendim.


Kompensimi financiar dhe fizik
Sipas formularëve tip mësohet se kërkuesi duket të cilësojë faktin se kërkon kompensim financiar. Për plotësimin e dosjes duhet të paraqitet: kërkesa për kompensim financiar/fizik, konfirmim nga ZVRPP-ja për gjendjen juridike të pronës, vërtetim nga gjykata nëse vendimi përfundimtar i apo vlerësimit të tij është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore, dëshmi trashëgimie nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimtarëve, prokurë e nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët, vërtetim numër llogarie, vërtetim nëse subjekti ka përfituar ose jo tokë bujqësore, dokument identifikimi dhe mandat pagese. Të njëjtat dokumente duhet të paraqiten edhe në rastin kur pronari kërkon kompensim fizik.


Llogaritja
Kompensimi për ish-pronarët për tokën truall, sipas zërit kadastral të vitit 1945 dhe hartës së vlerës së tokës që është në fuqi do të kryhet me para. Kufiri i caktuar nga ligji është 50 milionë lekë për çdo vendim të njohur. Këshilli i Ministrave ka rregulluar me anë të një vendimi kufirin e pagesës në lekë dhe atë të kthimit fizikisht të pronës.


Kështu, të gjitha vendimet përfundimtare, të vlerësuara financiarisht si tokë truall përfitojnë kompensim financiar nga fondi financiar i kompensimit, deri në masën 50 për qind sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.133/2015, dhe pjesa e mbetur nga vlerësimi i vendimit përfundimtar kompensohet fizikisht, nga fondi i tokës. Neni 8 pika a e ligjit nr. 133/ 2015 për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave thotë se subjektet e shpronësuara u nënshtrohen procedurave të kompensimit, sipas përcaktimeve të këtij ligji, bazuar në vendimet përfundimtare për njohje dhe kompensim financiar.


Më të lexuarat