Secondary Adv

Reforma territoriale, qeveria italiane 800 mije euro per zbatimin

 

Qeveria italiane do të mbështesë me një fond prej 800 mijë euro zbatimin e reformës territoriale në vend. Ky kontribut i qeverisë italiane forcon edhe më tej përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë ndaj një prej reformave kyçe të vendit. Faza e zbatimit të projektit ka për qëllim të marrë masat paraprake dhe të përcaktojë instrumentat e nevojshme për përgatitjen e 61 bashkive të reja që do të nisin punën në 2015.

 

Marrëveshja është nënshkruar në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara dhe është pjesë e fondit të përbashkët të donatorëve. I pranishëm në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes të financimit ishte edhe ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi si edhe ambasadori i Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani. “I bashkohemi angazhimit të qeverisë për ta kryer procesin e reformës territoriale sipas standardeve ndërkombëtare të objektivitetit, transparencës dhe gjithëpërfshirjes.

 

 

Për këtë qëllim, ne kemi dhënë mbështetjen tonë ndaj qeverisë shqiptare përmes Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) që do të sigurojë ekspertizën vendase dhe të huaj që qeveria të përmbushë këto detyrime”, tha Gaiani. Faza e zbatimit të projektit ka për qëllim të marrë masat paraprake dhe të përcaktojë instrumentat e nevojshme për përgatitjen e 61 bashkive të reja që do të nisin punën në  vitin 2015.

 

Megjithatë, opozita nuk është bërë pjesë e këtij procesi pasi që prej muajit Korrik nuk ka marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit. Ligji për reformën territoriale është kthyer mbrapsht edhe nga Presidenti i Republikës për rishikim në Parlament, me argumentimin se nuk janë marrë në konsideratë kërkesat e pushtetit vendor.

 

“I bashkohemi angazhimit të qeverisë për ta kryer procesin e reformës territoriale sipas standardeve ndërkombëtare të objektivitetit, transparencës dhe gjithëpërfshirjes. Për këtë qëllim, ne kemi dhënë mbështetjen tonë ndaj qeverisë shqiptare përmes Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) që do të sigurojë ekspertizën vendase dhe të huaj që qeveria të përmbushë këto detyrime, në koordinim me aktorë të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë”, tha gjatë fjalës së tij ambasadori italian, Massimo Gaiani.


Më të lexuarat