Secondary Adv

Agjensite e udhetimit, ja kushtet e reja qe duhet te plotesojne per aktivitetin

Agjencitë e udhëtimit do të duhet të përmbushin kushte të reja për ushtrimin e aktivitetit të tyre nisur nga pjesa elementare e hapësirës ku është vendosur biznesi e deri tek trajtimi i marrëdhënies me kompanitë e fluturimit.


Rregullorja e fundit “Për kërkesat dhe kriteret për ushtrimin e veprimtarisë së agjencisë së udhëtimit” sanksionon se ambienti i ushtrimit të veprimtarisë nuk mund të jetë më pak se 10 metra.Nga ana tjetër subjekti që ushtron këtë lloj aktiviteti nuk mund të ketë më pak se dy të punësuar. Lidhur me transparencën kërkohet që agjencitë të afishojnë çmimet për shërbimet që ofrojnë, kurse ankesat duhet të marrin një përgjigje brenda tre ditësh nga paraqitja nga ana e klientit.


Në nenin 4 përfshihen kushtet që duhet të plotësojë agjencia e udhëtimit për rezervimet e biletave të fluturimit.
Sipas rregullores agjencia nuk duhet të vendosë kushte ekstra që janë të ndryshme nga ato që ofrohen në rrjetin e kompjuterizuar ku bëhen rezervimet, nuk mund të ndalojë kompanitë e fluturimit të mos ofrojë opsionin e rezervimit online dhe nuk duhet të krijojë favore për ndonjërën nga kompanitë që janë pjesë e sistemit të përbashkët.Rregullorja e fundit është një ndër të shumtat që lidhen me plotësimin e kuadrit që kërkon ligji për turizmin.


Më të lexuarat