Secondary Adv

Rritet cmimi i naftes me 5 leke per liter, nga taksa e rilicensimit dhe shtrenjtimi ne bursa

Çmimi i naftës ka shënuar rritje ditët e fundit me 5 lekë për litër. Në pikat e tregtimit te Kastrati, operatori me i madh i shumicës dhe pakicës në vend, një litër naftë tregtohet me 167 lekë, nga 162 lekë që shitej më parë. Edhe benzina shitet 5 lekë më shtrenjtë në 168 lekë.


Kjo është hera e tretë që çmimet me pakicë të karburanteve rriten këtë vit, pasi arritën në janar afër 150 lekë si rrjedhojë e rënies së naftës në bursat ndërkombëtare në 27 dollarë për fuçi.Aktorët e tregut pohojnë se dy janë arsyet e rritjes së çmimeve.


Së pari shtrenjtimi i naftës në bursat ndërkombëtare, ku aktualisht tregtohet me 52 dollarë për fuçi.Së dyti, bashkitë kanë filluar të arkëtojnë taksën e rilicencimit të karburanteve, 5 milionë lekë në Tiranë dhe 2 milionë lekë në rrethe.Kjo taksë u shumëfishua nga janari i këtij viti sipas një vendimi të këshillit të ministrave. Tregtuesit paralajmëruan që kjo taksë do të reflektohej me 4-5 lekë për litër në cmimin final të naftes. Ata duket se i kanë humbur shpresat se Gjykata Kushtetuese, që pritet të marrë vendimin përfundimtar për pak javë, do ta rrëzojë këtë tarifa.Luigj Aliaj i Kastrati thotë se taksat fikse kanë arritur në 105 lekë për litër, ndërsa çmimi i naftes në bursa u rrit nga 300 dollare për ton, në 400 USD dhe tashmë ka arritur në 460 USD për ton, duke e bërë të pashmangshme rritjen e çmimeve.


Më të lexuarat