Secondary Adv

Projekti per ndertimin e Unazes se Vogel te Tiranes, OSHEE nis zhvendosjen e nenstacionit Qender

Në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Vogël të kryeqytetit, me kërkesë të Bashkisë së Tiranës, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur punimet për lëvizjen e nënstacionit 110/20 KV 80 MVA Qendër.

 

Kjo zhvendosje është e rëndësishme për vazhdimin e projektit të Unazës që kërkon zgjerimin e rrugëve ekzistuese “Urani Pano” dhe rrugës “Bardhok Biba”.Për të menaxhuar situatën e furnizimit me energji të kryeqytetit, nisur nga stakimi i përkohshëm i këtij nënstacioni, OSHEE ka ngritur Shtabin Qendror të Gatishmërisë në të cilën marrin pjesë edhe përfaqësues të OST-së, bashkisë dhe firmat kontraktore që po realizojnë punimet e spostimit të nënstacionit.OSHEE informon abonentët se punimet do të zgjasin 30 ditë dhe janë marrë masat që gjatë kësaj periudhe të sigurohet furnizimi i pandërprerë me energji i gjithë klientëve të saj nëpërmjet rrjetit shpërndarës.

 

Pas studimit të flukseve të energjisë në hidrat 20 KV dhe nënstacionet 110/20 KV, sipas skenarëve të ngarkesave maksimale të kryeqytetit është bërë rishpërndarja e tyre në skemat e reja të furnizimit me energji. Fluksi i energjisë së hidrave të nënstacionit Qendër, nëpërmjet skemave të reja do të shpërndahet në nënstacionet 110/20kV të Selitës, Autotraktora, Rajonale të cilat monitorohet nga grupet operacionale dhe ato të gatishmërisë. Kompania kërkon mirëkuptimin e abonentëve për rastet e defekteve që mund të shfaqen gjatë kësaj periudhe.


Më të lexuarat