Secondary Adv

Pezullohen 37 kompani nafte dhe gazi

Në kuadër të masave për monitorimin e standardeve të cilësisë dhe tregtimit të hidrokarbureve, me propozim të Inspektoratit Qendror Teknik (IQT), Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri ka firmosur masën e pezullimit të aktivitetit tregtar të disa shoqërive të tregtimit me shumicë të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre.

 

 

Veprimi eshte marre në kuadër të masave për monitorimin e standardeve të cilësisë dhe tregtimit të hidrokarbureve, me propozim të Inspektoratit Qendror Teknik (IQT). Kontrollet e Inspektoratit Qendror Teknik janë përqëndruar tek treguesit e cilësisë dhe sigurisë së tregtimit të naftës e gazit ashtu sikurse edhe tek respektimi i detyrimeve ligjore që subjektet tregtare kanë ndaj shtetit.  Ministria e Energjisë dhe Industrisë garanton opinionin publik për vendosmërinë e saj për të kontrolluar në vijimësi tregun e hidrokarbureve me qëllim mundësimin e një furnizimi cilësor dhe të sigurtë të konsumatorëve shqiptare me naftë, gaz dhe nënproduktet e tyre.

 

Gjobat

Për muajin e kaluar, sipas të dhënave të IQT-së, figurojnë të ndëshkuar 34 subjekte, të cilat janë konstatuar me probleme gjatë inspektimit. Kompanitë kishin mungesë të dokumentacionit teknik-ligjor, mungesë të rezervës së sigurisë apo tregues larg nivelit të detyrueshëm për pikën e flakërimit, si dhe përqindjes së squfurit. Për këto subjekte, gjobat e vendosura nga Inspektorati Qendror Teknik varionin nga 100 mijë lekë deri në 57 186 979 lekë, (gjoba më e lartë është vendosur në Durrës, ndaj një kompanie për mungesë të rezervës së sigurisë).

 

Standardet

Nga inspektimet e inspektorëve të IQT ka rezultuar se dy parametrat, tregues të standardeve, pika e flakërimit dhe përqindja e squfurit, kanë qenë jashtë normave. Kontrollet e vazhdueshme po ushtrohen në të gjithë territorin, ndërsa pikat e karburantit të konstatuara me probleme kanë pasur pikë më të ulët të flakërimit krahasuar me përcaktimin ligjor. Kurse përqindja e squfurit konstatohet disa herë më e lartë se standardi i kërkuar.

 

Dënimet plotësuese

IQT, sipas ligjit të ri, ka të drejtë që, paralelisht me aplikimin e gjobës, të vendosë edhe dënimet plotësuese: a) bllokimin e përkohshëm të veprimtarisë, por jo më shumë se 90 ditë; b)propozimin pranë ministrisë për fillimin e procedurave të heqjes së licencës së tregtimit me shumicë. Ky dënim plotësues merret në rast se subjekti nuk respekton kushtin e bllokimit të përkohshëm të veprimtarisë ose përsërit shkeljen apo kryen një shkelje tjetër. Në këtë rast, vendimi për heqjen e licencës duhet të merret nga organi kompetent jo më vonë se 90 ditë nga data e konstatimit të shkeljes.

Shoqëritë e tregtimit me shumicë, ndaj të cilave është marrë masa e pezullimit përbëjnë rreth 20% të totalit të këtyre shoqërive që ushtrojnë aktivitet në këtë fushë. Masa e pezullimit të veprimtarisë jepet për shoqëritë e listuara më poshtë:

 

Lisat e subjekteve te pezulluara

1. Joni MD” sh.a.

2. “Enarvi” sh.a.

3. “Halilaj Hollding Group” sh.a.

4. “A & A Oil 10” sh.a.

5. “Duçellari 2010” sh.a.

6. “Europa Park” sh.a.

7. “Albatras Oil” sh.a

8. “Ina Petrol” sh.a.

9. “Al Prima” sh.a.

10. “Gentjan 2011” sh.a.

11. “Alfa Omega Enterprise” sh.a.

12. “New Petrol” sh.a.

13. “Roberto Oil” sh.a.

14. “Lilo Petrol 2011Compani” sh.a.

15. “Isc Petroleum Compani” sh.a.

16. “EBC Oil Compani” sh.a.

17. “Niti Petrol compani” sh.a.

18. “Gramozi Oil Compani” sh.a.

19. “Albania Oil Compani 2011” sh.a.

20. “Petroleum 2011- Compani” sh.a.

21. “Lloga Oil – Compani” sh.a.

22. “Tot Trading In Oil & Transport” sh.a.

23. “Durrës Oil Internacional Logistik” sh.a.

24. “Power Sprint Oil” sh.a.

25. “Kurum Energy” sh.a.

26. “Sheng Oil” sh.a.

27. “Eurostandard Oil” sh.a.

28. “Evo Power” sh.a.

29. “Dion Petroleum” sh.a.

30. “K & E 2011” sh.a.

31. “Tangra Group” sh.a.

32. “Sarona” sh.a.

33. “East Mediterranean” sh.a.

34. “Kroj Petrol” sh.a.

35. “Gaz Power” sh.a.

36. “Tot Trading In oil & Transport” sh.a.

Për kategorinë e produkteve III/C

37. “Kalaja” sh.a.


Më të lexuarat