Secondary Adv

Vijon prishja e objekteve pa leje ne Zog te Zi, Kavaje protesta per Obeliskun


Vijon aksioni i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për prishjen e objekteve pa leje në kryeqytet. Aksioni i nisur ditën e djeshme, ku janë parashikuar të prishen 600 objekte pa leje, është shtrirë sot në rrethrrotullinimin e “Zogut të Zi”. Sipas INUK bëhet me dije se zonat në të cilat do të ndërhyhet gjatë ditës së sotme janë përqendruar në rrugën e Durrësit, “Zogu i Zi”, rrugën “Mine Peza” dhe në zonën e “Don Boskos”.
Ditën e sotme aksioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ndërsa pritet të vijojë përgjatë gjithë ditës. Ndërkohë mësohet se INUK vijon aksionin, po për lirimin e hapësirave publike, në rrugën “Kont Bergoli” në afërsi të zonës së “Brrylit”.

 


Sipas INUK qëllimi i këtyre ndërhyrjeve është çlirimi i hapësirave publike dhe vendosja e ligjshmërisë. INUK prej kohësh zhvillon aksione në kryeqytet, ku jo më larg se dje, nisi aksionin për prishjen e pa leje në zonën e “Ali Demit” pranë ish-restorant “Pirro Manit”.

 

 


Ndërkohë, aksionet vijojnë edhe nëpër rrethe, ku gjatë ditës së djeshme, u shemb në Kavajë “Obelisku i Demokracisë”, vendosur nga Partia Demokratike në vitin 1993 me ardhjen e tyre në pushtet. Kjo solli edhe reagimin e kësaj force politike e cila e cilësoi këtë si nisjen e një revolte popullore.
INUK kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, për ndonjë problem të përkohshëm shkaktuar në qarkullimin e mjeteve në këto zona. Ky institucion ka ftuar të gjitha subjektet të nisin boshatisjen e objekteve të tyre, pasi në të kundërt do të ndëshkohen sipas legjislacionit në fuqi.


Më të lexuarat