Secondary Adv

Nis rikonstruksioni i Komisariatit te Policise Rrugore

 

Komisariati i Policisë Rrugore i është shtuar listës së objekteve në rikonstruksion nga Ministria e Brendshme. MB sqaron se projekti parashikon ndërtimin e mjediseve të reja dhe moderne të Policisë Rrugore për pritjen e qytetarëve.  Brenda 60 ditëve pritet që pamja e Komisariatit Rrugor të jetë krejt e re me hapsira në shërbim të qytetarëve të cilët do të priten në mënyrë sa më komode në mjedise të reja, që shkurtojnë kohën e kryerjes së procedurave standarde dhe rrisin transparencën e veprimeve të Policisë.

 

 

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka marrë pjesë ditën e djeshme në nisjen e punimeve për rikonstruksionin e mjediseve të godinës së Komisariatit të Policisë së Qarkullimit Rrugor të Tiranës. Ky projekt është bërë i mundur falë bashkëpunimit me Fondacionin Arsimor Sema dhe Universitetin “Hëna e Plotë Bedër”, të cilët do të mbështesin Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Shtetit për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, në kuadër të misionit për kontributin në shoqëri dhe prioritetit që i është dhënë përgjegjësisë sociale.

 

 

Projekti parashikon ndërtimin e mjediseve të reja dhe moderne të Policisë Rrugore për pritjen e qytetarëve. Të gjitha punimet do të përfundojnë brenda 60 ditësh dhe do të krijojnë mundësinë që tashmë qytetarët të priten në mënyrë sa më komode në mjedise të reja, që shkurtojnë kohën e kryerjes së procedurave standarde dhe rrisin transparencën e veprimeve të Policisë.

Në inagurim të punimeve ka marë pjesë dhe Ministri Tahiri i shoqëruar edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi dhe drejtori i policisë së Tiranës, Ardian Çipa të cilët janë njohur nga afër me detajet e projektit i cili pritet të mbarojë në ditët e para të dhjetorit.


Më të lexuarat