Secondary Adv

Miratohen kriteret per ndertimin e rrugeve dhe dhenien me koncesion


Këshilli i Ministrave miratoi diten e djeshme rregullat për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat të punëve publike dhe shërbimeve për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale, kur ato paraqesin rëndësi të veçantë për infrastrukturën rrugore të vendit.
Në faqen e kryeministrisë, ku publikohen vendimet e marra gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar nuk publikohet se cilat janë rregullat por thuhet, sipas tekstit që i bashkangjitet këtij vendimi dhe se ngarkohen të gjitha institucionet ta zbatojnë.

 


Koncesionet


Një vendim i tillë afron edhe më shumë procesin e dhënies me koncension edhe për mirëmbajtje të rrugëve nacionale, njëra prej tyre është dhe Rruga e Kombit.
Në janar të 2014 ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto paralajmëroi se Rruga e Kombit do të jepej me koncesion për mirëmbajtjen dhe se pas disa muajsh të nisë procesin e tenderimit
Ndërkohë më 15 korrik 2014 ministri Arben Ahmetaj duke raportuar në komisionin Ekonomisë deklaroi: “Po shqyrtojmë disa segmente rrugore për partneritet privat publik. Buxheti nuk ka mundësi të bëjë vepra si rruga Durrës-Kukës, duhen edhe 200 milionë dollarë që të përfundojë kjo rrugë. Do shqyrtojmë mundësinë të japim me koncesion disa rrugë. Janë disa akse rrugore në jug ku rrugët mungojnë. Çfarë bën të domosdoshëm ndërhyrjen sepse mungon infrastruktura”.


Një opsion tjetër që po shqyrtohet nga qeveria është edhe ai i dhënies së mirëmbajtjes me koncesion të autostradës Tiranë-Elbasan, e cila ende nuk ka përfunduar së ndërtuari.


Vendimet


1. Miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat të punëve publike dhe shërbimeve për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale, kur ato paraqesin rëndësi të veçantë për infrastrukturën rrugore të vendit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen të gjitha institucionet, qendrore dhe vendore, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


Më të lexuarat