Secondary Adv

INSTAT: Moti i ftohte rrit cmimet e lendeve djegese

Ky dimër jo i zakonte për nga temperaturat e ulta të cilat nisën që në fillim vjeshtë e ka rritur ndjeshëm kërkesën për lëndë djegëse, dru, gaz dhe energji elektrike.


Në përgjigje të konsumit të lartë tregu ka reaguar në rritje të çmimeve për drutë dhe gazin teksa energjia për shkak se ofrohet nga kompanitë publike po shitet me të njëjtat çmime.INSTAT në përllogaritjen e detajuar të inflacionit njoftoi se çmimet e lëndëve djegëse të cilat nisën të rriten qysh në mars të 2016, panë një rritje të fortë në nëntor 2016 me 5.3 %.


Rritja e këtij grupi ka vijuar edhe në dy muajt në vijim në  dhjetor 2016, por kulmi arriti në janar 2017, kur çmimi gazit për ngrohje u rrit në mbi 20 për qind.
Rritja e çmimit të lëndëve djegëse u stimulua veç kërkesës së e lartë edhe nga politikat fiskale të qeverisë. Me 1 janar ka hyrë në fuqi akciza 8 lekë për litër ndaj gazit për automjetet, por tregu ka reaguar masivisht duke rritur çmimet me trefishin e kësaj vlerë për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.


Duke qenë se, OSHEE ka sjellë në binarë pagesat e energjisë elektrike, konsumatorët po orientohen në konsumin e lëndëve të tjera për ngrohje për të shmangur faturat e larta të energjisë.Për rrjedhojë në dy vitet e fundit konsumi i energjisë elektrike ka pësuar një ulje të lehtë, teksa është rritur kërkesa për ngrohje me dru dhe gaz. Por moratoriumi për pyjet duke se ka ngushtuar edhe më tej zgjedhjet për ngrohje, duke e bërë kështu të pashmangshëm rritjen e çmimeve.


Shqipëria është ndër të paktat vende që ende nuk është pa akses në rrjetet e gazit të paktën deri sa të hyjë në pune gazsjellësi TAP më 2020, teksa ka një eficensë të ulët të banesave pasi mbi 90 për qind e tyre janë pa ngrohje qendrore dhe pa hidroizolim.


Më të lexuarat