Secondary Adv

Kostoja mesatare e ndertimit ne 25 vite u rrit rreth 151 per qind; cmimet e reja sipas qyteteve

Në Shqipëri, kostoja mesatare e ndërtimit ka ardhur në rritje që nga viti 1995. Sipas të dhënave zyrtare kjo shifër është disa herë më e lartë se 25 vjet më parë, kur bumi i ndërtimeve sapo kishte nisur. Më konkretisht, kostoja mesatare e sipërfaqes së shfrytëzimit u rrit në rreth 136%, ndërsa ndërtimi në rreth 151%. (shih tab.)

Referuar çmimeve zyrtare nga Enti Kombëtar të Banesave nga viti 2001 e deri në vitin 2008, çmimet mesatare si të shfrytëzimit, ashtu edhe të ndërtimit, kanë qenë pothuajse të pandryshuara. Ndërsa nga viti 2007 ato kanë njohur vetëm tendencë në rritje. Për vitin 2016, tabelat me çmime të hartuara nga Enti tashmë kanë hyrë në fuqi.


Sipas vendimit, kjo kosto për sipërfaqe shfrytëzimi do të jetë 39,281. Krahasuar me vitin 2015, ka një tendencë të lehtë në ulje si në çmimet e kostos mesatare të sipërfaqes së shfrytëzimit, ashtu edhe të ndërtimit. Gjithashtu janë përcaktuar edhe kostot sipas qyteteve kryesore. Për qytetet, për të cilat nuk janë nxjerrë vlerat e kostos mesatare të ndërtimit, do të merren për bazë ato të qytetit më të afërt.Në koston mesatare nuk janë përfshirë vlerat e: rrjetit inxhinierik, projektit, studimit gjeologjik dhe sizmik, lejes së ndërtimit, truallit, si dhe shpenzime operacionale të EKB 4%.


Më të lexuarat