Secondary Adv

Rivleresimi i pasurive mbyllet me 28 shkurt, interes per apartamentet

Afati për të bërë rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme përfundon në 28 shkurt të këtij viti. për çdo pronë që kryen rivlerësimin, në momentin e regjistrimit të vlerës së saj në ZRPP do të paguhet tatimi mbi diferencën, që është 2% për individët dhe 3% për bizneset.

 

Presidentja e Dhomës Kombëtare të Noterisë Mimoza Sadushi shprehet se interesi për këtë proces ka qenë i lartë dhe shumë prona kanë pasur vlera shumë më larta krahasuar me çmimin që janë blerë.Sadushi: Ka pasur shumë interes. Ka nga ata qytetarë që bëjnë rivlerësimin për ta çuar pasurinë në vlerën që ka përcaktuar shteti sipas çmimeve të referencës. Në rastin kur ai do ta çojë më vlerën më lart se çmimet e referencës sepse realisht pasuria e tij ka një vlerë më të madhe, atëherë i drejtohet vlerësuesve.

 

Sipas Sadushit rivlerësimi kërkohet më tepër për apartamente të blerë më lirë dikur, por sot vlera e tyre është shumë më e lartë, dyqanet dhe trojet.Sadushi: Ata bëjnë verifikimin në vend të pasurisë. Më shumë mendoj që janë apartamentet ato që rivlerësohen, por nuk mbeten pas dyqanet apo trojet dhe qytetari gjithmonë do të paguaj 2% të diferencës që asaj që ka blerë me atë vlerë që ka sot.Por nëse ky interes do të jetë I lartë, do të duhet që afati i kësaj fushate për procesin e rivlerësimit do duhet të shtyhet përtej shkurtit.

 

Sadushi: Do të shikohet si do të jetë trendi në muajin shkurt. Është qeveria ajo që vendos nëse do të ketë shtyrje apo jo. Mendoj që gjithë kjo kohë ka qenë pothuajse e mjaftueshme për të bërë rivlerësimin.Kjo fushatë për rivlerësimin e pasurisë u njoh si një lloj amnistie për të shmangur vlerat fiktive të pronave të ndryshme dhe rigjallëron ofertat në treg. Por noterët rekomandojnë se rivlerësimi i pasurive të paluajtshme do duhet të bëhet për çdo pronë përpara shitjes së saj.


Më të lexuarat