Secondary Adv

Procedurat, ja si do te hipotekohen 15 mije apartamente ne Tirane

Rreth 15 mijë familje të 700 pallateve në kryeqytet nuk kanë ende certifikatat e pronësisë së apartamenteve, megjithëse i kanë blerë prej vitesh.

 

Zëvendësministri i Zhvillimit Urban thotë se qytetarët do mund të aplikojnë në menyrë të pavarur për të marrë pronësisnë e apartamenteve 30 ditë pasoi ndërtuesit nuk i përgjigjen thirrjes për ta bërë këtë.Sipas tij, qytetarët duhet të paraqesin certifikatën familjare dhe kontratën e blerjes për të nisur procedurat e legalizimit.

 

“Qytetarët dio të vijnë dhe do të depozitojnë kërkesën. Më pas punonjësit e agjencisë së ALUIZNI-t atje ku ndodhen do bëjnë praktikën si me të gjitha praktikat që kanë ndodhur deri tani. Pra, do të shkojnë të bëjnë matjet, do bëjnë azhornimet, do plotësojnë dosjen me planimetritë dhe më pas do të procedojnë për dhënien e lejes së legalizimit dhe certifikimit.

 

Ne kemi nyrë në një proces ku qytetarët të mos i drejtojmë në disa sportele por edhe certifikatën, si elementin fundor të legjetimimit të pronës së tyre, ta marrin pranë degëve të ALUIZNI-t”, u shpreh Dalipi.  Dalipi sqaron se të gjitha kostot do të bien mbi firmat e ndërtimit, pavarësisht nëse ato pranojnë apo jo të përmbushin detyrimet ligjore për hipotekimin e pallatave.Kostot për qytetarët do të jenë zero. Në të gjithë vendin numërohen rreth 1 320 pallate që preken nga ky vendim.


Më të lexuarat