Secondary Adv

Hapet gara, shendetesia kerkon menaxhim nderkombetar per QSUT-ne

Qendra Spitalore Nënë Tereza do të kalojë në menaxhim të një ekipi ndërkombëtar. Ekipi sipas njoftimit për tender që ka bërë Ministria e Shëndetësisë do të japë konsulencë për menaxhimin e Qendrës Spitalore dhe financohet nga fondet të Bankës Botërore.


Qeveria e Shqipërisë ka marrë financime nga Banka Botërore për kostot në shëndetësi dhe synon të aplikojë një pjesë te të ardhurave për shërbimet e konsulencës.Sipas ftesës për tender ekspertët e huaj do të ndihmojnë për përmirësimin e efikasitetit, efektivitetit dhe përgjegjshmërisë në QSUT, dhe për pasojë ndikojnë në rritje të cilësisë së shërbimit dhe kujdesit shëndetësor.


Ekipi i huaj do të japë konsulencë për projektimin, zhvillimin dhe zbatimin e një menaxhimi të ri të automatizuar në spital.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë udhëheqës i Ekipit duhet të jetë një mjek me diplomë master në shëndetin publik, ose në menaxhim spitalesh dhe të ketë mbi 12 vite përvojë punë. Kërkohen rreth 8 specialistë në fushën e mjekësisë dhe menaxhimit spitalor, IT-se, farmaceutikes, etj. në mënyrë që bashkërisht ata të formojnë ekipin menaxhues në QSTU-të.


Përzgjedhja dhe punësimi i Konsulentëve nga duke marrë në konsideratë shmangien e konfliktit të interesit, standard ky i vëne nga Banka Botërore.
Konsulenti duhet të jetë një firmë ndërkombëtare. Metoda e përzgjedhjes do të aplikohet duke marrë në konsideratë koston dhe standardet e cilësisë.
Kontrata e menaxhimit pritet të zgjasë 2 vite dhe e projektuar për të filluar në maj të këtij viti.Kontrolli i Lartë i Shtetit me herët vitin e kaluar njoftoi se nga auditimi i administrimit të barnave në QSUT gjeti një listë shumë të madhe barnash të skaduara në depot farmaceutike.


Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një inspektimit në QSUT vitin e kaluar gjeti se vetëm për vitin 2014 kishin skaduar 146.863 medikamente në vlerë 38,203,099 lekë, me arsyen se të gjitha këto barna janë blerë në sasi të konsiderueshme dhe që nuk kanë arritur të përdoren, pavarësisht se afati i përdorim ka qenë relativisht nga 1-2 vjet.


Kjo gjendje, sipas KLSH rëndohet më tepër kur konstatohet që donacionet nuk arrijnë të përdoren brenda afatit të tyre të përdorimit, dhe për këto dy vjet barnat e skaduara nga donacionet paraqiten në sasinë 234,405 medikamente në vlerën 124,339,026 lekë.Kjo situatë tregon se ka një mungesë planifikimi bazuar mbi nevoja reale për medikamente, lidhur me sasinë që është e nevojshme për të mbuluar trajtimin e të sëmurëve të cilët trajtohen në QSUT.Në fund të kontrollit KLSH i ka kërkuar QSUT të marrë masat e nevojshme për ristrukturimin e sistemit të administrimit dhe qarkullimit elektronik të medikamenteve brenda një kohe të arsyeshme, me qëllim identifikimin e plotë të rrugës që ato ndjekin për të arritur deri te pacienti, përdorimin me efektivitet të këtij sistemi dhe zvogëlimin e abuzimeve dhe neglizhencave gjatë përdorimit të tyre.


Më të lexuarat