Secondary Adv

Planifikimi i territorit, ndryshime ne ligj; Jo me vonesa ne zbatim

Ligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit pritet t’i nënshtrohet sërish disa ndryshimeve. Në draftin e depozituar në Kuvend, Ministria e Zhvillimit Urban argumenton se këto ndryshime synojnë lehtësimin e procesit të hartimit e të zbatimit të planeve vendore në një kohë më të shpejtë dhe pa u zvarritur.

 

Bashkive pritet t’u jepen më shumë kompetenca me synim thjeshtimin e procedurave për zhvillimin e territorit në rastin kur ndërmerren nisma publike apo private.Drafti parashikon edhe ndryshime në fushën e lejeve të ndërtimit, që janë:
– Saktësohet se taksa e ndikimit në infrastrukturë llogaritet sipas ligjit për sistemin e taksave vendore dhe se nuk zbatohet për rikonstruksionin e godinave;
– Lejohet mundësia e shtyrjes së afatit të lejes së ndërtimit deri në 3 herë, me gjobë progresive;
– Hiqet detyrimi i pajisjes me certifikatë përdorimi për punimet e kryera me deklaratë paraprake punimesh;
– Përshtatet terminologjia me atë të parashikuar nga legjislacioni për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit.
– Parashikohet detyrimi që aplikimi për leje ndërtimi të kryhet vetëm përmes sistemit elektronik të lejeve të ndërtimit.


Më të lexuarat