Secondary Adv
ACP
Njoftohuni me të rejat më të fundit rreth projekteve, kompanive dhe lajmeve në Shqipëri!

30 kompanite me te medha qe punojne me bashkite

FUSHA SHPK, G.P.G. COMPANY SHPK, SALILLARI SHPK, Victoria Invest SHPK, Vellezerit Hysa janë 5 kompanitë që kanë fituar më shumë kontrata në vlerë, përmes prokurimeve publike, me bashkitë në Shqipëri, nga korriku 2015 deri në 31 janar 2017.


Kompania Fusha është absolutisht më e madhja dhe vlera e kontratave që ajo ka fituar nga bashkitë është sa dyfishi i operatorit të dytë që vjen pas saj.
Të dhënat janë publikuar nga Organizata AIS, promotore e Open Data për Shqipërinë  ka hulumtuar mbi renditjen e operatorëve ekonomik që kanë fituar kontrata përmes prokurimeve publike me Njësi të Qeverisjes Vendore.


Në renditje operatori i parë për vlerën më të lartë të kontratave e mban shoqëria Fusha SHPK, e vetme kjo shoqëri është shpallur 14 herë fituese me tre bashki. Vlera totale e kontratave të saj është 2.2 miliard lekë. Si e vetme kjo shoqëri ka fituar kontrata me vlerë sa dhjetë përqind te totalit të vlerës së të gjitha kontratave të monitoruara në periudhën nën hulumtim. Shoqëria FUSHA shfaqet në renditjen e tridhjetë Operatorëve Kryesor, edhe  në vendin e nëntë si pjesë e bashkimit të operatorëve Everest SHPK me Fusha SHPK, në vendin e njëzet si pjesë e bashkimit të operatorëve Bajrami N SHPK dhe Fusha SHPK, dhe në vendin e njëzet e nëntë si pjesë e bashkimit të Operatorëve Colombo SHPK dhe Fusha SHPK. Fusha SHPK ka fituar kontrata duke hyrë e vetme pa bashkëpunim me shoqëri të tjera në tre bashki, konkretisht Tiranë, Vorë dhe Rrosovec.

 

Tenderët ku Fusha SHPK ka fituar e vetme janë në sektorin konstruksion, shërbim për pastrim urban dhe shërbime gjelbërimi. Tenderat kryesor sa i takon vlerës janë faza e parë dhe e dytë e Rikualifikimit të Sheshit Skëndërbej përkatësisht 527 535 937 Lekë dhe 978 878 879 Lekë. Kontratë me vlerë mbi njëqind milion është edhe Ndërtimi i Parkimit Nëntokësor po Sheshi Skëndërbej me vlerë 222 719 919 lekë. Ndërsa në bashkim operatorësh me interes shfaqet kjo kompani edhe në bashkëpunim me Everest SHPK. Bashkimi i dy shoqërive rezulton si operator fitues në tenderin për Rivitalizimin e Sheshit Publik para hyrjes së Portit, kontratë e financuar nga Buxheti i Shtetit në vlerën e 451 529 540 lekë.


Në vendin e dytë në renditje është shoqëria G.P.G Company SHPK, kjo kompani ka fituar 14 tendera me 11 bashki. Ndërsa kontratat me vlerë mbi njëqind milion kjo kompani i ka me bashkitë Mirditë, Korçë, Delvinë dhe Kavajë. Në total kontratat e saj e vetme pra jo në bashkim operatorësh janë në vlerën 1.33 miliard lekë.Renditja vendos në vendin e tretë shoqërinë Salillari e cila ka 11 kontrata me 7 Bashki të ndryshme. Vorë, Tiranë, Divjakë dhe Fier janë bashkitë ku shoqëria Salillari ka kontratat me vlera mbi njëqind milion lekë. Salillari është shoqëria që ka fituar tenderin për Rikualifikimin e Pazarit të Ri.


Lista e tridhjetë shoqërive apo operatorëve të renditur sipas vlerës së kontratave të lidhura më bashkitë në periudhën nën hulumtim, karakterizohet nga shoqëri që funksionojnë në fushën e ndërtimit dhe konstruksioneve. Këto të dhëna mbi renditjen e subjekteve sipas vlerave të kontratave janë hulumtuar nga AIS, si pjesë e aktiviteteve të projektit Monitoro Klient  Privat të Bashkive, projekt i mbështetur nga Lëviz Albania, Demokracia në Lëvizje.


Data e fillimit të hulumtimit është përzgjedhur si date fillim e funksioneve të bashkive sipas ndarjes së re territoriale dhe administrative. Në renditje janë konsideruar Operatorët Tenderues. Shpesh operatorët ekonomik janë shoqëri biznesi që futen në garë të vetme. Por shfaqen edhe bashkime operatorësh që konkurrojnë si një operator i vetëm. Në renditjen e realizuar është konsideruar renditja sipas operatorëve. Kështu një shoqëri e vetme mund të na shfaqet disa herë në renditje si pjesë e disa bashkime operatorësh.

Me te lexuarat