Secondary Adv
ACP
Njoftohuni me të rejat më të fundit rreth projekteve, kompanive dhe lajmeve në Shqipëri!

Ekonomi: Sektori i mobilerise ne Shqiperi, 1470 kompani, 7000 te punesuar

Rreth 1470 kompani punojnë në fushën e prodhimit të drurit në Shqipëri, të cilat kanë të punësuar sot rreth 7000 vetë. Kështu deklaroi Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi teksa zhvilloi një vizitë në Panairin Ndërkombëtar të Mobiljeve “Shqipëria 2017”, i cili hapi dyert në Pallatin e Kongreseve më 11 Mars dhe mbyllet sot më 14 mars.


Në këtë panair, të organizuar nga Albexpo Group në bashkëpunim me Shoqatën e Mobiljerëve Prodhues të Shqipërisë ( AWPA) të Kosovës dhe Shoqatave si motra të rajonit, ekspozojnë produktet dhe teknologjitë e tyre në sektorin e mobilerisë dhe prodhimit të drurit kompani vendase dhe të huaja.Ministrja Ekonomi  u takua me gjithë prodhuesit në panair, dëgjoi për arritjet e tyre dhe i inkurajoi për të vazhduar më tej inciativat e tyre për të përqafuar teknologjinë dhe për të vazhduar traditën shqiptare në përpunimin e drurit si dhe për të zgjeruar eksportet.


Ky është një nga panairet më seriozë të sipërmarrjes prodhuese në vendin tonë. Të dhënat e kësaj industrie tregojnë se janë rreth 1470  sipërmarrje prodhuese që punojnë në fushën e  prodhimit të drurit. Është një biznes shumë serioz, i cili ka përcjellë punën dhe trashëgiminë nga administrator i parë tek i dyti duke transferuar informacionin dhe teknologjinë”, tha Ministrja Ekonomi. Ajo gjithashtu u shpreh shumë e kënaqur që shumica e këtyre prodhuesve eksportojnë tashmë në vende të ndryshme të botës. “Në tre vitet e fundit eksporti mesatar vjetor i produkteve me baze druri ka arritur në 12 milione euro/vit”,- tha Ministrja Ekonomi e cila shtoi se aktualisht në këtë sektor punojnë rreth 7000 punonjës,  por sektori ka shumë kapacitete për të thithur më shumë punonjës.


Ajo shprehu bindjen se pavarësisht vështirësive, prodhuesit e kësaj industrie ia kanë dalë që falë inicatiave dhe punës së tyre të rrisin prodhimin dhe tregtinë me vendet e rajonit.Panairi i Mobilejeve ka filluar të organizohet në vitin 2004. Edicioni i 14-te i tij solli një numër më të lartë pjesëmarrësish, si kompani që prodhojnë: mobileri për shtëpi, mobileri për zyra, për hapësira publike si hotele, bar kafe, restorante, mobileri  dhe dekoracione për kopshte, por dhe kompani që ofrojnë dhe makineri e pajisje për përpunimin e drurit dhe derivative të tij si dhe kompani që ofrojnë lëndë të parë dhe pajisje shtesë si aksesorë, ndriçim apo elektroshtëpiake. Pjesëmarësit në panair këtë vit ishin shumë të kënaqur me numrin e vizitorëve çka tregon një interesim gjithnjë e më të lartë të qytetarëve për të parë prurjet e reja të kësaj industrie.

Me te lexuarat