Secondary Adv

Mblidhen te dhenat per adresat, refuzimi gjobitet

Në çdo shtëpi janë duke trokitur grupe të rinjsh të cilët intervistojnë familjarët dhe në bazë të disa  dokumentave bëjnë regjistrimin dhe i njohin ata me adresat e reja.

 

Ka nga ato familje të cilat kanë plotësuar formularët e shpërndarë më parë dhe nuk humbin kohë me grupet e intervistimit, thjesht e dorëzojnë atë.Shpesh ka raste ku qytetarët refuzojnë të plotësojnë formularët apo të intervistohen, apo të tjerë të cilët nuk gjen në shtepi edhe pasi grupet e intervistimit kanë shkuar tre herë në kohë të ndryshme.“Nëse pas herës së tretë, dera vazhdon të qëndrojë mbyllur dhe të mos përgjigjet njeri, apo edhe në rast refuzimi, grupet e intervistimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile do të kontaktojnë strukturat e policimit në komunitet për të bërë të mundur identifikimin e dyerve që nuk hapen, ashtu sikundër për të zbatuar ligjin dhe për të detyruar personat që refuzojnë, pasi është detyrim ligjor deklarimi i adresës”, thotë drejtori i Gjendjec Civile në Ministrinë e Brendshme, Bledar Doracaj.Por pasi qytetarët kanë mësuar adresën e re duhet të shkojnë ta deklarojnë atë pranë zyrave të gjendjes civile në njësinë administrative ku banojnë.

 

“Familjarë, apo jofamiljarë, studentë apo jostudentë, qiramarrës apo pronarë të një banesë në Tiranë, apo në rrethe të tjera, brenda datës 28 korrik janë të lutur t’u drejtohen zyrave të gjendjes civile, me një dokument, certifikatë pronësie të banesës, kontratë qiraje, dokument apo vërtetim që është në proces legalizimi nga ALUIZNI, apo një kontratë sipërmarrje për të bërë transferimin në gjendjen civile nga adresat virtuale që kanë në adresën reale që banojnë”, thotë Doracaj.Në rast të kundërt, pas datës 28 korrik ata të cilët nuk kanë deklaruar adresën e re ndëshkohen me gjobë deri në 10 mijë lekë. Sipas Doracajt, ndryshimi i adresës nuk shkakton probleme në hipotekë pasi të dhënat azhornohen ndërmjet institucioneve.


Më të lexuarat