Secondary Adv

Ja punimet qe mund te kryeni ne banese pa marre leje ne bashki

Qeveria ka ndryshuar vendimi për marrjen e lejeve të ndërtimit dhe për punimet në banesa. Nga ky vendim janë përcaktuar një pjesë e llojeve të punimeve, për të cilat duhet të bëhet një deklaratë paraprake dhe nuk ka nevojë për leje.Gjithashtu në këtë vendim janë përcaktuar edhe distancat që duhet të bëhen punimet në lidhje me rrugën dhe banesat e tjera.


Punime që kryhen me deklaratë paraprake punimesh
Pa përjashtuar detyrimin e respektimit të dispozitave ligjore të parashikuara nga kuadri ligjor në fuqi për veprimtaritë ndërtimore, përfshirë, në mënyrë të veçantë, sa i përket qëndrueshmërisë, mbrojtjes nga zjarri, ruajtjes së sigurisë dhe higjienës shëndetësore, kryhen pa pajisjen me leje ndërtimi, pas njoftimit të deklaratës paraprake të fillimit të punimeve pranë autoritetit kompetent të planifikimit dhe zhvillimit, të gjitha punimet me anë të të cilave bëhet ndryshimi i organizimit të hapësirës në objekt, zëvendësimi i aparaturave dhe pajisjeve ekzistuese si dhe ndryshimet, të cilat nuk ndikojnë në qëndrueshmërinë dhe sigurinë e objektit e nuk ndryshojnë elementet konstruktive mbajtëse, përfshirë:
- punimet për ndërtimin e rampave për përshtatjen e ndërtesave për personat me aftësi të kufizuara.
- struktura që instalohen për nevoja të çastit dhe të përkohshme, pa themele, me materiale të çmontueshme, pa përdorur struktura beton-armeje, blloqe betoni, murature e soleta dhe që hiqen në çdo rast, brenda një afati kohor maksimal 6-mujor.
- vendosja e paneleve diellore, fotovoltaike, në shërbim të ndërtesave, në përputhje me rregulloren arkitektonike të qytetit dhe kufizimet që mund të rrjedhin nga legjislacioni për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, historike apo mjedisore.
- punime riparimi, zëvendësimi dhe mirëmbajtjeje të rrjeteve të infrastrukturës publike dhe komunikimeve elektronike, që nuk prekin sistemin konstruktiv të tyre, nuk ndryshojnë përdorimin dhe përmasat e infrastrukturës si dhe kushtet e zhvillimit në zonën përreth;
- punime riparimi, mirëmbajtjeje dhe rehabilitimi të infrastrukturës së ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja.
- vendosja e tendave të diellit dhe pergolateve, në përputhje me ligjin që rregullon bashkëpronësinë në ndërtesat e banimit dhe rregulloren arkitektonike të qytetit.
- ndërhyrjet me qëllim ruajtjen apo rritjen e efiçencës energjetike dhe akustike në një strukturë ekzistuese, që nuk prekin sistemin konstruktiv të ndërtesës (p.sh. ndërhyrje në themele, mure mbajtëse, tra-kolonë etj.).
- serra të çmontueshme, pa themele të vazhduara, në shërbim të aktiviteteve bujqësore;
- vendosja e ashensorëve.
- vendosja e reklamave në fasadat e jashtme, për qëllime të promovimit të aktivitetit ekonomik privat.


Shqyrtimi i kërkesave për leje ndërtimi nga autoriteti vendor
Brenda 15 ditëve pune, nga marrja në dorëzim e kërkesës për leje ndërtimi, së bashku me dokumentacionin e plotë shoqërues të saj, autoriteti vendor përgjegjës përfundon shqyrtimin teknik të kërkesës dhe njofton kërkuesin për vendimmarrjen përkatëse. Në përfundim të shqyrtimit teknik të përputhshmërisë së projektit me legjislacionin në fuqi, zyra/organi përgjegjës i planifikimit, pranë autoritetit vendor, përgatit raportin e vlerësimit teknik dhe ia përcjell atë për vendimmarrje, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, kryetarit të bashkisë. Raporti i vlerësimit teknik dhe rezultati i njoftohet aplikuesit, nëpërmjet sistemit, dhe merret për bazë për qëllimet e gjenerimit të vendimit në heshtje, në mungesë përgjigjeje. Kërkesa për ndryshimin e projektit fillestar pezullon llogaritjen e afatit për kryerjen e shqyrtimit teknik deri në kryerjen e ndryshimit përkatës të dokumentacionit. Ky afat mund të ndërpritet vetëm një herë dhe vetëm bazuar në një kërkesë të arsyetuar për plotësimin apo saktësimin e dokumenteve që nuk zotërohen/disponohen nga administrata publike.
Në rast se në lidhje me kërkesën për leje duhet të shprehen, paraprakisht, edhe autoritete të tjera publike, brenda kompetencave që u njeh ligji, autoriteti vendor përgjegjës ose KKT-ja, sipas fushës së kompetencës, u dërgon atyre kërkesë për mendim nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve.

 

Dokumentacioni për pajisjen me leje zhvillimi
Dokumentet e vetme që duhet të paraqesë pronari ose zhvilluesi për t’u pajisur me leje zhvillimi janë:
a) Kërkesa për leje, sipas formatit të aplikimit, të përcaktuar në këtë rregullore dhe në sistemin elektronik të lejeve.
b) Prokura ose autorizimi, në emër të personit fizik apo juridik, në rast se kërkesa paraqitet nga një përfaqësues i pronarit ose zhvilluesit.
c) Dokument që vërteton të drejtat pasurore të pronës/ave që marrin pjesë në zhvillim dhe, nëse ka, kopje të marrëveshjeve për pronën.
ç) Planin e rilevimit të pronës, në shkallë 1:500, nga topograf i licencuar.
d) Projektidenë arkitektonike të zhvillimit.
dh) Kopje të licencës së topografit dhe projektuesit.
e) Mandatpagesën e tarifës së aplikimit.


Distancat e lejuara
Me përjashtim të rastit kur parashikohet ndryshe në planin e përgjithshëm vendor, distanca minimale e lejuar e ndërtimit nga kufiri i pronës përcaktohet si gjatësia e vijës pingule nga faqja e strukturës së ndërtimit me kufirin e pronës dhe është e barabartë me numrin e kateve mbi tokë të ndërtimit plus 1m (d= nr.k +1m)  ku: d - distanca minimale e ndërtimit nga kufiri i pronës dhe nr.k - numri i kateve. Distanca minimale e një ndërtimi nga trupi i rrugës matet nga plani më i afërt i faqes së ndërtimit me kufirin e rrugës. Distancat e lejuara të ndërtimit, në raport me trupin e rrugës, përcaktohen nga autoritetet përkatëse të planifikimit në PPV dhe/ose PDV, duke marrë në konsideratë nevojat e zgjerimit të infrastrukturave rrugore, në përpjestim me zhvillimet e reja.
Nese nuk percaktohet ndryshe ne PDV, distancat minimale te faqeve te strukturave nga kufiri i trupit te rruges apo kufiri i prones parcele me trupin e rruges, brenda zonave te sistemit urban ekzistues ose ato qe urbanizohen, percaktohen ne baze te gjendjes faktike te trupit te rruges, por, ne cdo rast, jo me pak se percaktimi ligjor ne Regjistrin e Pasurive te Paluajtshme per trupin e rruges:
-per gjeresi rruge, me ose pa trotuare, me te vogel se 7 metra, distanca minimale eshte 2.5  metra
-per gjeresi rruge, perfshire trotuaret, 7 deri ne 15 metra, distanca minimale eshte 3 metra.
-per gjeresi rruge, perfshire trotuaret, me te madhe se 15 metra, distanca minimale eshte 4 metra.


Më të lexuarat