Secondary Adv

MF: Te ardhurat ne buxhet jane rritur me 3.7 per qind per 2 mujorin

Sikurse shpjegohet nga financat, të ardhurat totale në 2 mujorin 2017 janë realizuar në masën 64 miliardë lekë, 3.7% më shumë ose 2.3 miliardë lekë më shumë se 2-mujori 2016 dhe rreth 105 përqind në raport me planin e periudhës.

 

Realizimi i shpenzimeve të përgjithshme është 54.6 miliardë lekë ose rreth 94 përqind kundrejt planit të periudhës. Kjo situatë është shoqëruar me një sufiçit buxhetor prej afërsisht 9.4 miliardë lekë.

 

Performanca “Tatime dhe Dogana” 2 mujori 2017
Të ardhurat nga “Tatime dhe Dogana” (përfshirë kontributet e mbledhura nga DPT)  për 2 mujorin 2017, u realizuan në vlerën 56.4 miliard lekë, 2.7 miliard lekë ose 5.1%  më shumë se 2 mujori i vitit 2016 dhe  3.3 miliard lekë ose 6.2% më shumë se plani.Të ardhurat nga taksa doganore janë realizuar në vlerën 864 milionë lekë, 6.9% ose 56 milion lekë më shumë se 2 mujori i vitit 2016, dhe 2.2 % ose 19 milion lekë më shumë se plani.


Të ardhurat nga akciza janë realizuar në vlerën 5.7 miliard lekë, 3% ose 169 milion lekë më shumë se 2 mujori i vitit 2016, dhe 10.4% ose 540 milion lekë më shumë se plani.Të ardhurat nga renta minerare janë realizuar në vlerën 438 milionë lekë, 33.9% ose 111 milion lekë më shumë krahasuar me 2 mujorin e vitit 2016, dhe 52.6% ose 151 milion lekë më shumë se plani.


Të ardhurat nga TVSH-ja në import  janë realizuar në vlerën 13.1 miliard lekë, 0.2% ose 35 milion lekë  më shumë se 2 mujori i vitit 2016 dhe 4.8% ose 599 milion lekë më shumë se plani.Të ardhurat nga TVSH-ja brenda vendit janë realizuar në vlerën 7.1 miliard lekë, 5% ose 340 milion lekë më shumë se 2 mujori i vitit 2016 dhe me një realizim të planit të periudhës në masën 92.2%. Faktor pozitiv që ka ndikuar në këtë rezultat ka qenë rritja e prodhimit vendas të energjisë elektrike dhe karburantit.


Të ardhurat nga  tatimi mbi fitimin janë realizuar në vlerën 3.8 miliard lekë, 12% ose 411 milion lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe 37.1% ose 1 miliard lekë më shumë se plani. Ndikimin kryesor në këtë rezultat e ka patur rritja e ndërgjegjësimit të taksapaguesve për deklarimin real të transaksioneve në import dhe zinxhirin e shitjeve, në kuadër të qasjes së re në fazën e dytë të luftës kundër informalitetit.


Nga tatimi mbi të ardhurat personale janë realizuar 5.4 miliard lekë. Kontributi i këtij zëri në të ardhura është 5.8% më pak se 2 mujori i vitit 2016 dhe 6.1% më pak se plani.Zëri “Taksat Kombëtare” janë realizuar 6.3 miliard lekë, 20.6% ose 1 miliard lekë më shumë se 2 mujori i vitit 2016 dhe me një realizim të planit në masën 118.7%. Në përgjithësi të gjithë nënzërat kanë pësuar rritje si: Taksa e qarkullimit rrugor, Taksa për regjistrimin në arsmin e lartë, Taksa e mjeteve të përdorura të transportit, Taksa e rentës minerare etj.Të ardhurat nga kontributet e DPT janë realizuar në vlerën 13.7 miliard lekë, 7% ose 904 milion lekë më shumë se 2 mujori i vitit 2016 dhe 7.3% ose 932 milion lekë më shumë se plani.


Performanca e shpenzimeve publike 2 mujori 2017
Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e dytë të vitit 2017, arritën në rreth 54.6 miliardë lekë me një realizim në masën 94 përqind të planit të periudhës. Shpenzimet kapitale në raport me planin 2 mujor janë realizuar në masën 63 përqind, duke reflektuar procedurat e pashmangshme që karakterizojnë çdo fillimviti, në drejtim të bërjes efektive të projekteve të investimeve publike.


Shpenzimet korrente paraqesin një realizim në raport me planin 2 mujor të këtij viti, prej 98 përqind, duke rezultuar në 51.6 miliardë lekë. Zërat kryesorë që ndikuan në nivelin e realizimit të shpenzimeve korrente kundrejt planit 2 mujor janë përkatësisht: shpenzimet e personelit me 99 përqind, shpenzimet për fondet speciale me 92 përqind, shpenzimet operative mirëmbajtje me 100 përqind, shpenzimet e tjera sociale me 81 përqind.Shpenzimet kapitale, në vijim të analizës së ecurisë së realizimit të investimeve për 2 mujorin e vitit 2017 është konstatuar një realizim në masën 63 përqind, në raport me fondet e planifikuara për këtë periudhë.Niveli i realizimit të shpenzimeve publike dhe realizimi i plotë i të ardhurave të planifikuara, në masën 105 përqind të planit të periudhës, është shoqëruar me një nivel sufiçiti prej afërsisht 9.4 miliardë lekë.


Më të lexuarat