Secondary Adv

Shqiperia per here te pare ne Konferencen Vjetore te Investimeve ne Dubai

Tema kryesore e edicionit të 7-të të Kongresit është “Investimet ndërkombëtare dhe zhvillimi i mëtejshëm i konkurrueshmërisë”.


Pjesëmarrja e AIDA-s në këtë event i bashkohet përfaqësimeve ndërkombëtare të niveleve më të larta të sektorit publik dhe atij privat. Në këtë konferencë investimesh marrin pjesë 140 shtete, mbi 100 zyrtarë të niveleve më të larta dhe 15,000 investitorët më të mëdhenj në nivel ndërkombëtar.


Të pranishëm dhe të regjistruar për të mbajtur fjalimet në kongres janë ekspertët më të mirë ndërkombëtarë të fushës së investimeve, përfaqësues dhe drejtues të institucioneve të rëndësishme financiare ndërkombëtare, profesorë e akademikë.AIDA do të jetë e pranishme, e përfaqësuar nga drejtori ekzekutiv, Genti Beqiri dhe drejtori i investimeve, Genci Çeli në një sërë eventesh të ndryshme, të cilat zhvillohen paralelisht, si: ekspozitë ndërkombëtare ku Shqipëria do të ketë edhe stendën e saj, takime me përfaqësuesit e dhomave të tregtisë së Dubait dhe Abu Dabit, prezantime të vendeve pjesëmarrëse dhe mundësive që ofrojnë për investime, seminare, tryeza të rrumbullakëta ndërmjet vendeve pjesëmarrëse, etj.


Përmes pjesëmarrjes për herë të parë në këtë aktivitet të vlerësuar ndër më të rëndësishmit sa i përket investimeve të huaja, AIDA synon të tërheqë vëmendjen e investitorëve potencialë nga vendet arabike dhe ato të Lindjes së Mesme, duke prezantuar reformat dhe terrenin e favorshëm që ofron vendi ynë për investime, që u reflektua edhe në një ngjitje të madhe në raportin e fundit të Bankës Botërore “Të bësh biznes”.Synohet që të tërhiqet vëmendja e investitorëve potencialë kryesisht në tyre fusha kryesore: ndërtimin e veprave të mëdha në infrastrukturë, turizëm, si edhe në sektorin e energjisë.Kongresi Vjetor i Investimeve shërben si një platformë globale e cila synon të nxisë investimet në botë, të rrisë bashkëpunimin mes vendeve, duke u siguruar pjesëmarrësve një përvojë të pasur në rritjen e investimeve në vendet e tyre.


Më të lexuarat