Secondary Adv

Reshjet e shiut, permbytet Vlora

Reshjet e shiut shkaktuan përmbytje në Vlorë. Disa lagje janë zgjuar nën ujë, ku niveli i tij ka arritur deri në 30 cm. Edhe pse Bashkia e Vlorës më herët ka marrë masa për pastrimin e kanalizimeve, situata vazhdon të jetë problematike në disa zona dhe rrugë të qytetit.


Lagjet “Pavarësia”, në zonën e Skelës, “29 nëntori” dhe disa akse vijojnë të jenë nën ujë. Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli fajëson problematikat e trashëguara nga e kaluara.“Qytetarët meritojnë vëmendje të veçantë dhe investime serioze. Një qytet në breg të detit nuk duhet të shohë më pamje të tilla”, tha Leli.Deri tani nuk raportohen dëme në biznese, por vështirësi  janë krijuar në lëvizjen e automjeteve dhe të kalimtarëve në këto rrugë, pasi niveli i ujit i kalon 50 cm. Kohët e fundit, qyteti i Vlorës është bërë një kantier ndërtimi, ku po punohet në disa akse. Kjo ka sjellë edhe pengesa në rrjetin e kanalizimeve. Një ditë më parë, nisi dhe asfaltimi i rrugës së shëtitores, me hedhjen e shtresës së parë për të eleminuar gropat dhe pluhurin.


Më të lexuarat