Secondary Adv

Spitalla, cfare perfiton investitori

Sot, është afati i fundit i dorëzimit të ofertave për koncensionin e zonës teknologjike dhe ekonomike të Spitallës, në Durrës. Në rast se edhe gjatë ditës së sotme nuk do të arrihet që të ketë një ofertë ekonomike atëherë ky do të ishte dështimi i katërt për zhvillimin e kësaj zone. Vlera e kërkuar e sigurimit të ofertës është 15 milionë lekë.


Objekti i kontratës është ndërtimi, zhvillimi, mirëmbajtja dhe operimi i zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, në Spitallë, Durrës, për një periudhë 99-vjeçare.Shtrihet në afërsi me Portin e Durrësit, më të madhin dhe më të rëndësishmin në Shqipëri, pranë qytetit të dytë për nga zhvillimi ekonomik në Shqipëri, Durrësit, vetëm 30 km larg aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, 37 km nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana.


Në kriteret e përzgjedhjes së fituesit, propozimi teknik për ndërtimin e zonës vlerësohet me 25 pikë, ndikimi mjedisor 10 pikë, ndikimi social 15 pikë, koha e përfundimit të investimit 10 pikë dhe kapaciteti financiar dhe mundësia e financimit të projektit (plani i biznesit) me 40 pikë.Përpjekjet fillestare në vitin 2015 për dhënien e 500 hektarëve në Spitallë, një zonë afër Durrësit dështuan pasi kompanitë kineze, “Zhejiang Haiteng Investment Co” dhe “Bejing Dongrun Tongbao Technology Co shfaqën mangësi.


Për zhvillimin e kësaj zone është miratuar edhe një plan i detajuar për lehtësisë fiskale që do të përfitojë investitori potencial, që kanë të bëjnë me : hyrjen dhe daljen e mallrave nga zona; reduktimin me 50% të masës së normës së tatimit mbi fitimin për zhvilluesin e zonës për pesë vite, e njëjta që do të përfitohet edhe nga ana e përdoruesve; për 3 vite zhvilluesit do t’i njihen si shpenzime të zbritshme 20% e shpenzimeve kapitale vjetore; projektet e ndërtimit brenda zonës do të përjashtohen nga taksa vendore e ndikimit në infrastrukturë, nga nga taksa mbi pasurinë, mbi kalimin e së drejtës së pronësisë; njohjen si të zbritshme të shpenzimeve për paga dhe kontribute, për trajnimin e punonjësve; për kërkim shkencor dhe zhvillim, transferimin e veprimtarisë ekonomike, etj.


Më të lexuarat