Secondary Adv

Amonica perplas PS me LSI. Albpetrol heq koncesionin, reagon AKBN

Rishtetëzimi i vendburimit të naftës në Amonicë ka përplasur dy institucionet shtetërore që mbikëqyrin dhe administrojnë kontratat koncesionare të naftës, Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe Albpetrolin.

 

Vendburimi i Amonicës shfrytëzohej nga kompania “Phoenix Petroleum” përmes një konçesioni të dhënë nga qeveria e kaluar pak muaj para zgjedhjeve të vitit 2013.Por muajin e kaluar, pas disa parlajmërimeve, Albpetrol e prishi marrëveshjen konçesionare me motivacionin se kompania nuk kishte respektuar detyrimet kontraktuale, duke akumuluar një borxh të madh ndaj shtetit.

 

Por ky veprim është kundërshtuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Nartyrore. Përmes një shkrese të datës 12 prill, drejtori i AKBN-së, Viktor Tushaj, i LSI, vëren se Albpetrol, i cili drejtohet nga një socialist, ka tejkaluar kompetencat ligjore duke rishtetëzuar vendburimin dhe sipas saj kjo mund të ketë pasoja për shtetin.Por përmes një deklarate zyrtare Albpetrol sqaron se vendimi i saj për të rishtetëzuar vendburimin është tërësisht ligjor dhe është certifikuar edhe nga Ministria e Energjisë.

 

Kjo e fundit, përmes një shkrese zyrtare i është drejtuar AKBN-së se ajo nuk ka asnjë kompetence të gjykojë vendimet e Albpetrol.Pas shtetëzimit të vendburimeve, Albpetrol ka bërë dhe kallëzim në prokuri për kompaninë “Phoenix Petroleum”, e cila sipas saj, përmes mashtrimit dhe faturave të falsifikuara ka përfituar 1.3 milion dollarë në kurriz të shtetit.


Më të lexuarat