Secondary Adv

Dita e Punetoreve, Eurostat informacione interesante mbi situaten e punesimit

Me rastin e Ditës së Punës, e cila festohet çdo vit më 1 maj, Eurostat Zyra e Statistikave të Komisionit Europian (Eurostat) publikon një mjet vizualizimi të dhënash dhe disa informacione interesante mbi situatën e punësimit në Bashkimin Europian dhe shtetet anëtare.


Sipas Eurostat-it rreth 379.8 miliard persona të moshë 15-74 vjeç ishin të përfshirë në tregun e punës në vitin 2016.Eurostat bën të ditur se përqindja e punonjësve që punojnë orë të gjata ishte më e larta në Mbretërinë e Bashkuar dhe Qipron, 13% dhe 11% respektivisht dhe më e ulëta në Holandë dhe Lituani, më pak se 1%.Përqindja e personave të vetëpunësuar ndryshonte nga 8% në Danimarkë dhe Luksemburg në 30% në Greqi. Pjesa e punonjësve të përkohshëm shkonte nga rreth 1% e të gjithë punonjësve në Rumani në 27% në Poloni.


8% e të punësuarve në BE kanë punuar së paku nganjëherë gjatë natës. Kjo shkonte nga 3% në Itali në 16% në Kroaci. Përqindja e punonjësve që zakonisht punojnë nga shtëpia është më e larta në Luksemburg , 9% dhe më e ulët në Rumani, Letoni, Lituani, Kroaci dhe Qipro më pak se 1%.Ndërsa sipas Institutit të Statistikave Shqiptare, bazuar në vlerësimet e Anketës së Forcave të Punës, gjatë vitit 2016, numri i personave në forcën e punës është 1.365 mijë persona. Femrat përbëjnë 43,4 % të forcës së punës dhe meshkujt 56,6 %. Të punësuar janë 1.157 mijë persona, ku femrat përbëjnë 43,8 % të të punësuarve dhe meshkujt 56,2 %. Numri i të papunëve vlerësohet të jetë 208 mijë persona, ndër të cilët 41 % janë femra dhe 59 % janë meshkuj.


Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 66,2 %. Për meshkujt e moshës 15-64 vjeç shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 15,8 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat.Shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 55,9 %. Shkalla e punësimit për femrat është 49,7 % dhe për meshkujt 61,9 %. Hendeku gjinor në punësim për këtë grup-moshë është 12,2 pikë përqindje.Sektori bujqësor dhe sektori i shërbimeve kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 40,2 % dhe 40,4 % të të punësuarve gjithsej.  Në vitin 2016, rezulton se 41,2 % e të punësuarve janë të punësuar me pagë, 34,9 % janë të vetë-punësuar (punëdhënës ose të vetëpunësuar pa të punësuar të tjerë) dhe 23,9 % janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.


Më të lexuarat