Secondary Adv

Si do te merren tapite per tokat ne perdorim


Të gjitha sipërfaqet e tokave bujqësore që janë dhënë në përdorim, por që përdoren me qëllim prodhimin bujqësor, do të kalojnë në pronësi brenda 31 dhjetorit të vitit 2015.

 


Qeveria ka vendosur diten e merkure një tjetër afat dhe procedura të reja për dhënien e tapive për familjet që ende nuk kanë arritur të hipotekojnë sipërfaqen. Por ndërsa për ata që kanë një akt përdorimi të dhënë nga komisionet e ndarjes së tokave të pas vitit 1991, procedurat do të jenë më të thjeshtësuara, problemi do të mbetet për ato familje që janë zhvendosur, me vendim qeverie, nga zonat e tyre në një tjetër vendbanim, duke marrë dhe sipërfaqe toke në përdorin.


Për këta të fundit do të jenë këshillat e komunës dhe komisionet e vendosura për tokën që do të bëjnë verifikimin në terren nëse zotëruesi e përdor tokën me qëllim veprimtarie bujqësore apo jo. Sipas nenit 2 të këtij projektligji, përfitues do të jenë edhe “familjet bujqësore apo individët, të cilët kanë lëvizur nga qendrat e tyre të banimit dhe janë vendosur në territoret e ish ndërmarrjeve bujqësore me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave, sipas të cilave ata janë përfitues të tokës bujqësore në pronësi dhe e përdorin tokën për veprimtari bujqësore, por kanë mungesa në plotësimin e dokumentacionit të përdorimit apo pronësisë”, thuhet në vendim.
Sipërfaqja që ata do të marrin nuk do të jetë më e madhe se sa norma e vendosur për frymë në njësinë administrative përkatëse. Do të jenë krerët e njësive vendore dhe administrata e tij që do të evidentojnë, përcaktojnë e saktësojnë përdoruesit në fakt të tokës për veprimtari bujqësore, vendndodhjen e saj, sipërfaqen dhe kufitarët.


Megjithatë, si për ata që kanë një akt të marrjes në përdorim të tokës, ashtu dhe për ata që nuk e kanë këtë dokument, nuk do të merren hapat për marrjen në pronësi të tokës nëse sipërfaqja është në proces gjyqësor, është në procedura legalizimi, apo është vënë në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe të Kompensimit të Pronës. Vendimi i djeshëm i qeverisë duket se do t’i japë fund dhe zbatimit të ligjit 7501 dhe të atij për fermat, për ato familje që ende nuk kanë arritur të hipotekojnë sipërfaqen e marrë në zotërim./Panorama


Më të lexuarat