Secondary Adv

Ne Shqiperi falimenton vetem nje shoqeri ne vit


Në Shqipëri falimenton vetëm një shoqëri në vit.Mund të duket e pabesueshme por të dhënat zyrtare të raportuara nga qeveria shqiptare për Komisionin Evropian tregojnë se deri në fund të vitit 2013 ka falimentuar mesatarisht vetëm një shoqëri në një vit.


Ky numër është rritur vetëm në 6 mujorin e parë të vitit 2014 por sigurisht që nuk është tregues real për një vend që numëron mbi 100 mijë shoqëri dhe falimenton vetëm një në vit. Fakt është që shumë biznese mbylllin aktivitetin por procedurat e çregjistrimit dhe falimentimit janë burokratike dhe me kosto dhe për këtë arsye nënvlerësohen nga bizneset.

 


“Nën regjimin e falimentimit 8 aplikime për ristrukturim janë regjistruar në gjysmën e parë të 2014 krahasuar me vetëm 4 raste për periudhën 2008-2012 dhe vetëm një rast për vitin 2013”, bën me dije Komisioni Evropian në raportin e fundit të progresit.
Hyrja dhe dalja nga tregu është një nga elementët kryesorë për sigurimin e një tregu funksional. Shqipëria ka një sistem të hyrjes në treg(regjistrimi dhe licensimi kur është e parashikuar në ligj) është i ndikuar nga procedurat burokratike dhe dobësia e ambjentit rregullator.
Megjithëse koha për të hapur një biznes të ri janë relativisht të shkurtra, kostot që i shoqërojë hyrjet në treg janë të larta. Në vitin 2013 numri i bizneseve të reja të regjistruara ka rënë me 1 për qind ndryshe nga rritja e fortëe një viti më parë.


Sipas Komisionit Evropian procedurat e falimentimit mbeten të avashta ndërkohë që marrja e deytirmeve nga debitorët është edhe më e ulët. Si rezultat BE konkludon se regjimi i falimentimit nuk ofron zgjidhjen eficente për mbledhjen e borxheve.
Numri i rasteve të reja të likuidimit gjithashtu është rritur në gjysmën e parë të vitit 2014. Në përgjithësi Shqipëria duhet të përmirësojë procedurat e hyrjes dhe daljes nga tregu për të lehtësuar ndarjen eficente të burimeve./Monitor


Më të lexuarat