Secondary Adv

Harmonizohen lejet, Devoll Hydropower hyn ne tregun e Kosoves

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRRE) ka pranuar parimin e njohjes reciproke të licencave duke i siguruar futjen në treg pa vështirësi kompanisë Statkraft e cila po ndërton hidrocentralet mbi lumin Devoll.


Sipas Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë bazuar në mirëkuptimin e arritur me ZRRE-në, pjesëmarrësi i tregut me bazë në Gjermani, Statkraft, mund të bëhet pjesëmarrës i tregut të energjisë elektrike me shumicë në Kosovë pa kërkuar licencë.Zëvendës Drejtori, Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Dirk Buschle tha: “ZRRE mori një vendim të drejtë dhe të përgjegjshëm në bazë të legjislacionit të Kosovës dhe të Komunitetit të Energjisë. Ky precedent duhet të hapë derën e pjesëmarrësve të tjerë të tregut nga Shtetet Anëtare të BE dhe Palët Kontraktuese të Komunitetit të Energjisë për t’u regjistruar në tregun e energjisë elektrike në Kosovë. Sekretariati po punon aktualisht në mënyrë që parimet e reciprocitetit të aplikohen në të gjitha vendet e tjera Rajonit.


Pas përfundimit me sukses dhe vënien në punë të HEC-it të Banjës nga kompania Statkraft në lumin Devoll, hidrocentrali tjetër që është në proces të punimeve, Moglica do të ketë kapacitet më shumë se sa dyfishi i hidrocentralit të Banjës. Hidrocentrali i Moglicës është hidrocentrali i dytë që po ndërtohet nga Devoll Hydropower Sh.A. dhe ndodhet në Komunën e Moglicës në Qarkun e Korçës. HEC-i do të ketë një kapacitet të instaluar prej 172 MË dhe një prodhim mesatar vjetor prej 475 GËh. Teksa HEC i Banjës ka një kapacitet vetëm 70 MË, sipas burimeve zyrtare të kompanisë.


Në përputhje me Marrëveshjen e Koncesionit, e nënshkruar dhe miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2009, Devoll Hydropower do të zhvillojë, ndërtojë dhe operojë edhe 3 hidrocentrale në kaskadën përgjatë lumit Devoll, në juglindje të Shqipërisë. Kompania nuk ka kontratë me OSHEE për shitjen e energjisë, ajo ka zgjedhur të shesë energjinë që do të prodhohet nga kaskada e Devollit në tregun e lirë. Kapaciteti i përgjithshëm i instaluar i këtij projekti do të jetë përafërsisht 280 MW, kur të gjitha HEC-et të përfundojnë më 2019.Devoll Hydropower, pasi të përfundojë tërësisht investimin, do të rrisë prodhimin e energjisë elektrike në Shqipëri me 17% . Investimet  e Statkraft në HEC-et e lumit Devoll i kalojnë të 500 milionë eurot.


Më të lexuarat