Secondary Adv

Ulet me 5 leke per liter cmimi i naftes ne vend

Çmimet e naftës kanë shënuar një rënie me 4-5 lekë për litër ditët e fundit, pasi ishin rritur disa javë më parë.  Kastrati, operatori më i madh, e tregton naftën me 166 lekë dhe benzinën me 167 lekë, me një rënie prej 4-5 lekë për litër.

 

Më parë, nafta tregtohej me 171 lekë dhe benzina me 172 lekë.  Në të njëjtin nivel i ka zbritur çmimet edhe Eida, operatori i dytë më i madh në treg. BolVoil e ka reduktuar naftën në një nivel edhe më të lartë, në 160 lekë. Gega Oil ka nivelin e rreth 166-167 lekëve. Nga operatorët e huaj, Gulf vijon t’i mbajë çmimet ende mbi 170 lekë.


Në pikat e bardha, karburanti ka zbritur edhe nën 160 lekë.
Operatorët e tregut pohojnë se arsyeja kryesore e kësaj lëvizjeje lidhet me rënien e çmimeve në bursat ndërkombëtare. Në fund të javës së kaluar, nafta zbriti në rreth 51 dollarë për fuçi, pasi OPEC e zgjati afatin se kur do të shkurtojë prodhimin për në mars 2018, duke zhgënjyer investitorët.Pavarësisht uljes, Shqipëria mbetet ndër vendet me naftën më të shtrenjtë, jo vetëm në rajon, por edhe në botë. Sipas të dhënave të Global Price Petrol, të përditësuara deri në 22 maj, benzina në Shqipëri kushton 1.38 USD, ndërsa në Maqedoni 1.11 USD, Rumani 1.12 USD, në Bullgari 1.13 USD, në Serbi 1.28 USD, në Mal të Zi 1.34 USD, në Kroaci 1.38 USD.Barra e lartë e taksave është arsyeja kryesore e çmimeve të larta, ku gati 70% e çmimit janë taksa.GRAFIKU: Ecuria e çmimeve të naftës gjatë 6 muajve të fundit (Brent)


Më të lexuarat