Secondary Adv

Turizmi ne Shqiperi, sipas INSTAT rritet numri i shetasve te huaj me 24.9 per qind


Turizmi vjetor në vendin tonë tashmë është bërë një realitet shifror. Hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri, sipas INSTAT-it, në tremujorin e dytë 2014 janë rritur 24,9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013, ndërsa daljet e shtetasve shqiptarë për të njëjtën periudhë janë rritur 3,6%.

 


Numri i vizitorëve të huaj që kanë hyrë për pushime dhe vizita ditore në këtë tremujor rezulton 229,632 ndërsa në të njëjtin tremujor të një viti më parë, ky numër është 184,480 vizitorë. Në tremujorin e dytë 2014, hyrjet e vizitorëve të huaj, sipas mënyrës së udhëtimit në rrugë tokësore, zënë peshën më të madhe me 86,4%, ndërsa hyrjet në rrugë ajrore dhe detare zënë respektivisht 10,7 dhe 3,0%. Vizitorët e huaj që hyjnë në Shqipëri për qëllime personale në tremujorin e dytë 2014 përbëjnë 98,4%. Këtu përfshihen vizitat për pushime, vizita te të afërm dhe miq, vizita shëndetësore, fetare etj.


Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2013-s, numri i vizitorëve për qëllime personale është rritur 25,5%. Vizitorët nga rajoni i Europës  zënë 95.1% të shtetasve të huaj që vizitojnë Shqipërinë, ku numri i vizitorëve nga vendet Europës Jugore është rritur me 25,6% dhe nga vendet e Europës Perëndimore është rritur me 15,4% në këtë tremujor në krahasim me tremujorin e dytë 2013.


Për qëllime të statistikës së turizmit, termi “vizitor” nënkupton një person që udhëton në një vend të ndryshëm nga vendi ku ai banon, për një periudhë më pak se 12 muaj dhe qëllimi kryesor i këtij udhëtimi në vendin e vizituar nuk është ai i një veprimtarie fitimprurëse. Referuar regjistrave të policisë kufitare, grupi i parë përmblidhet në turizmi2kategorinë e qëllimeve “personale” dhe janë 802.516 vetë.


Nga këta, për pushime kanë ardhur 196.813 persona, për vizita në miq dhe të afërm 9.056 vetë, ndërsa për vizita njëditore janë regjistruar 32.819 persona. Por ka edhe një nënkategori tjetër, ata që udhëtojnë për arsye të trajtimit shëndetësor, që janë 420 persona. Kurse për arsye fetare kanë udhëtuar 826 persona. Numri më i madh është grupi i personave që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për arsye “të tjera”, që janë 507.849 vetë. Udhëtarë transit të regjistruar arrijnë në 54.733 persona. Në grupin e dytë janë ata që udhëtojnë për biznes, që janë 12.680 persona të regjistruar.


Të dhënat mbi hyrje-daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në pikat kufitare sigurohen nga policia kufitare. Në tremujorin e dytë 2014, numri i të huajve është rritur 24,9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013./ATSH


Më të lexuarat