Secondary Adv

Hidrocentrale te rinj ne pritje per tu ndertuar

Ministria e Energjisë dhe Industrisë (MEI) vijon procedurat për dhënien e koncesioneve të hidrocentraleve.  Sipas MEI-t, hidrocentrali i parë është ai i Lusës, që pritet të ndërtohet mbi përroin që mban të njëjtin emër  dhe që është degë në pjesën e sipërme të lumit Mat.

 

“Pellgu ujëmbledhës  i  Lusës ndodhet  në  krahun  e  djathtë të rrjedhjes së lumit Mat dhe pjesa e shfrytëzimit përfshin nga pika e burimit deri në kuotën 500 metra mbi nivelin e detit. Listës së hidrocentraleve i shtohet edhe ai i Thanës. Ky hidrocentral është i tipit pranë digës dhe përdor për prodhimin e energjisë elektrike ujërat e rezervuarit të Thanës, tashmë të ndërtuar dhe të vënë në shfrytëzim prej shume vitesh. Ky rezervuar, nga ana e tij për t’u mbushur dhe për t’u ushqyer me ujë, shfrytëzon ujërat e lumit Devoll”, thuhet në dokumentin e ministrisë.Të dy këto hidrocentrale do të jenë të formës partneritet publik- privat me të drejtë shfrytëzimi për 35 vjet dhe pjesën më të madhe të vlerësimit me pikë e merr fuqia e instaluar që do të propozohet. Ofertat duhet të paraqiten brenda datës 17 korrik.


Më të lexuarat