Secondary Adv

Gati edhe parkimi nentokesor per 320 makina ne Bulevardin e Ri

Tiranës do t’i shtohet një parkim i ri nëntokësor, i cili do të rrisë kapacitetet në qendër të qytetit.

 

Pas sheshit “Skënderbej”, edhe në Bulevardin e Ri do të ketë një parkim modern nëntokësor për 320 automjete. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka postuar videon nga parkimi nëntokësor, ku shihet qartë se është pajisur edhe me sinjalistikë horizontale dhe vertikale. Për të garantuar siguri të plotë, parkimi i ri ka një sistem të posaçëm të hyrje-daljes dhe të monitorimit me kamera, ndërsa një vëmendje e veçantë i është kushtuar dhe instalimit të sistemit të fikjes së zjarrit. Ashtu si parkimi në sheshin “Skënderbej”, edhe këtu janë vendosur karikues elektrikë për makinat elektrike që mbrojnë ambientin duke sjellë një risi në Ballkan. Segmenti i parë i Bulevardit të Ri të Tiranës do të hapet për qytetarët në 20 qershor ora 20:30 përmes një ceremonie të veçantë.


Me te lexuarat