Secondary Adv

Zgjedhjet, bashkite rrisin te ardhurat dhe shpenzimet me 60 per qind

Pushteti vendor shënoi një rritje vjetore të arkëtimeve me 37 për qind në pesëmujorin e parë të 2016 dhe 20 për qind mbi planin e periudhës, teksa shihet se rritjen më të madhe e pati zëri taksa dhe tarifa vendore me mbi 66%.

 

Me ritme të njëjta bashkitë kanë rritur edhe shpenzimet për këtë pesëmujor. Në këtë prag zgjedhjesh qeveria ka rritur fokusin e financimeve në qytete nëpërmjet projekteve të rilindjes urbane. Të dhënat fiskale tregojnë se shpenzimet për pushtetin vendor ishin 18.8 miliardë në janar-maj, 53 për qind më të larta se plani i periudhës dhe 60 për qind më shumë se fakti i vitit të kaluar.

Të ardhurat në total të pushtetit vendor arritën në 9.3 miliardë lekë nga 6.7 miliardë lekë, por rritja e shpejtë ka ndodhur nga arkëtimet e taksave dhe tarifave, teksa shihet se të ardhurat nga tatimi i pronësisë nuk ka ecur me të njëjtat ritme. Të ardhurat nga tatimet dhe tarifat u dyfishuan duke arritur në 6.5 miliardë lekë nga 3.9 miliardë lekë që ishin në pesëmujorin  e 2017. Taksa e bizneseve të vogla e cila kanë qenë furnitorja kryesore e të ardhurave vendore duket se nuk ka ndikuar aspak të ardhurat e pushtetit lokal, përkundrazi. Pasi bashkitë pas heqjes së kësaj takse nga qeveria u detyrua të ngarkojnë bizneset dhe qytetare me rritje taksash dhe tarifa shtesë siç ishte tarifa për arsimin dhe ajo për parkingjet. Bashkitë edhe nën një model të ri administrimi prej reformës territorial kanë shtrirë administrimin fiskal përtej qyteteve duke vjelë taka dhe tarifa dhe në ish komuna që më parë nuk ishin aplikuar.


Më të lexuarat