Secondary Adv

Shqiperia, e 25-ta per cmimin me te larte te naftes ne bote

Çmimi i naftës së papërpunuar ka mbetur poshtë niveleve të 45 dollarëve për fuçi, ndërkohë që investitorët po humbasin besimin në aftësinë e OPEC-ut për të balancuar ofertën.


Sipas raportit të Global Petrol Price, Shqipëria renditet e 25-ta në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës për litër në botë. Ndërkohë çmimin më të lartë të arit të zi e kanë vendet e Europës Perëndimore, ndërsa më të ulëtin vendet prodhuese. Sipas operatorëve të tregut në Shqipëri,  barra e lartë e taksave, sidomos në raport me rajonin, është arsyeja kryesore pse shqiptarët e paguajnë më shtrenjtë naftën. Në Europë më të shtrenjtë se ne janë Holanda, Danimarka, Italia, Malta, Islanda, Monako, Suedia, Zvicra, Anglia, Norvegjia, shtete këto që kanë një nivel standardi jetese shumë më të lartë sesa tonin.


Në Maqedoni, sipas Global Price Petrol, nafta gati gjysma e saj në Shqipëri, megjithese cmimi i blerjes në port llogaritet i njëjtë për të dy vendet, në rreth 35 lekë për litër. Ndryshe nga Shqipëria, Maqedonia nuk e ka taksën e qarkullimit të përfshirë në çmimin e naftës, por tek automjetet. Në Shqipëri nafta taksohet si vijon: Akciza, 37 lekë për litër; Taksa qarkullimit, 27 lekë për litër; Taksa karbonit, 3 lekë për litër. Krahas tyre, vitet e fundit në kosto janë përfshirë dhe tarifa e markimit dhe ajo e skanimit, nga 1 lekë për litër secila.


TVSH (e parë) arrin në 21 lekë për litër.
Në total, në Maqedoni taksat direkte janë rreth 43 lekë për litër dhe në Shqipëri 90 lekë për litër. Krahas tyre, në Shqipëri është shumëfishuar tarifa e rilicencimit të pikave të tregtimit të karburanteve, që sipas operatorëve llogarit një kosto shtesë prej 5-10 lekë për litër. Kosto të tjera përfshijnë tarifat për Inspektoriatin Qendror Teknik, taksë tabele, taksë reklame, amortizim, TVSH e dytë, që e çojnë koston në gati 150 lekë për litër.


Më të lexuarat