Secondary Adv

Shtyhet per neser vendimi per ndeshjen Serbi-Shqiperi, ja skenaret e mundshem

Vendimi i shumëpritur i qeverisë së futbollit evropian UEFA për të ardhmen e ndeshjes së ndërprerë “Serbi-Shqipëri” do të jepet nesër.Vendimi i UEFA-s per ndeshjen e nderprere Shqiperi-Serbi, do te mesohet neser. Se paku keshtu raportojne mediat serbe dhe portali “Albinfo.ch”, duke iu referuar burimeve te veta prane UEFA-s.

 


Komisioni i Disiplinies ne UEFA do ta jape neser vendimin per ndeshjen Serbi-Shqiperi . “Komisioni Disiplinor i UEFA-s, vendimin për ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë do ta marrë të premten gjatë ditës,” - ka deklaruar UEFA për B92, – njofton portlai serb në fjalë. Nga ana tjetër, “Albinfo.ch” thotë se ka mësuar nga burimet e UEFA-s se mbledhja për vendimin rreth ndeshjes Serbi-Shqipëri do të mbahet sot pasdite, ndërsa vendimi final zyrtar do të merret ditën e nesërme, të premten. “Si zakonisht, me rastin e marrjes së këtyre vendimeve nuk do të ketë ndonjë ngjarje të organizuar për media, por vetëm një lajmërim në faqen zyrtare të organizatës europiane të futbollit, UEFA.


Federata Serbe e Futbollit do të hetohet për gjuajtje të sendeve në fushë, shqetësim nga turma, invadim i fushës, për organizim të dobët dhe përdorim i lazerëve. Ndërsa procedurat ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit janë paraqitja e një baneri ilegal dhe refuzim për të vazhduar lojën,” -shkruan portali shqiptar në Zvicër.


Skenaret që mund të vendosë UEFA janë të shumta:
1-Shqipëria mund të marrë fitoren në tavolinë dhe të gjobitet për dronin me flamur.
2-Ndeshja Serbi-Shqipëri mund të riluhet në një fushë neutrale pa tifozë.
3-Serbia të marrë fitoren në tavolinë për shkak se sipas relacionit të gjyqtarit kombëtarja shqiptare refuzoi të riniste lojë
Sipas paralajmërimit që ka bërë anëtari i Komisionit të Disiplinësn në UEFA, Repka, sot mund të merret një vendim vetëm se çdo të bëhet me ndeshjen dhe se vendimi i plotë për të dënuar dy federatat mund të merret në muajin Nëntor


Më të lexuarat