Secondary Adv

Euro shenoi nivelin me te ulet ne nente vite

Pas rënies së vazhdueshme prej disa ditësh, euro arrin nivelin e132.15 lekë nu kursin e këmbimit. Presidenti i eksportuesve shqiptarë Alban Zusi shpreh shqetësimin se rënia e monedhës së përbashkët ka goditur biznesin vendas duke u shkaktuar humbje në të ardhura 30-50%. Ndërsa për kreun e konfindustrisë gjithçka ka lidhje me paratë informale në qarkullim prej fushtës elektorale.

 

Prej një muaji monedha e përbashkët euro shënoi nivele të ulëta në nëntë vite në kursin e këmbimit valutor duke arritur në 132.15 lekë. Shkaqet që renditen nga ekspertët është oferta e lartë e euros në treg prej fluksit të turistëve dhe investimeve. Faktori i zhvlerësimit të lekut duhet marrë me seriozitet nga institucionet shprehet Presidenti i Qendrës së Eksportuesve Shqiptarë, Alban Zusi. Rënia e euros ka shkaktuar një humbje të të ardhurave 30-50% për eksportuesit.

 

Zusi: Eksportuesit kanë një humbje në të ardhura prej afro 5% për shkak të zhvlerësimit të euros kundrejt lekut, e cila e kthyer në fitim është e barabartë me një humbje prej 30-50%. Zhvlerësimi i lekut është një kërcënim edhe për prodhimin vendas nga importi. Nga ana tjetër Gjergj Buxhuku i Konfindustrisë në përgjigje të interesit të Ora Neës thotë se rënia e fortë e euros për një peridudhë kaq të shkurtër tregon për sasinë e madhe të parave informale që qarkullojnë.

 

Buxhuku: Shpjegim i vetëm për forcimin e skajshëm të leku-t mund të bëhet në mënyrë të arsyeshme me shpenzimet e mëdha dhe natyrisht informale me fushatën zgjedhore 2017.‎ Rënia e fortë e euros dhe valutave të tjera kundrejt monedhës kombëtare në një periudhë të shkurtër tregon për sasitë e mëdha të parave që qarkullojnë në tregun informal në Shqipëri. Nga ana tjetër është ishte detyrë e Bankës së Shqipërisë për të ndërhyrë për të shmangur deformimet në tregun monetar të vendit. Arsyet kryesore për sa më sipër janë goditjet që marrin prodhimet dhe shërbimet vendore nga forcimi artificial i lekut shoqëruar edhe me mundësinë për spekulime. Së fundi nga Banka e Shqipërisë raportohet për një rritje me 0.17 lekë duke frenuar në nivelin e 132.15 lekë kursin e këmbimit të euros, por pa mundur të kapërcejë rënien e vazhdueshme të euros me rreth 2.2 lekë përgjatë një muaji.


Më të lexuarat