Secondary Adv

Kompesimi i pronave, AKKP: Se shpejti fond per 8.343 dosje


Ndonëse ka shumë vjet janë krijuar institucione për kthimin dhe kompensimin e ish-pronarëve, ende presin radhën për zgjidhje 8.343 dosje. Kjo është shifra e saktë e tyre, sipas drejtoreshës së Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronës, ndërkohë që ishte raportuar më parë se ato ishin 7.400.


Sipas Sonila Qatos, procesi po vijon me hapa jashtëzakonisht të ngadaltë dhe ende shteti ndodhet në proces kompensimi të vendimeve për kompensim deri në vitin 1995, shumë pak kjo, në raport me vendimmarrjen përkatëse në 20 vjet.


Kompesimi pronave


Janë 8343 dosje të cilat presin vendimmarrjen nga Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit të Pronave, ndërsa mësohet se do të jenë 25 mijë hektarë që do të vihen në dispozicion të fondit fizik për kompensimin.


Gjatë tryezës me grupet e interesit, Drejtoresha e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Sonila Qato, në tryezën me grupet e interesit tha se me Urdhër të Kryeministrit janë ngritur dhe po punojnë dy grupe ndërinstitucionale pune. Grupet e punës janë ngarkuar të identifikojnë dhe të dërgojnë për miratim në qeveri fondin fizik tokë bujqësore prej 25 mijë ha, si dhe të inventarizojnë ato pasuri prona shtet dhe publike të cilat do të vihen në dispozicion të fondit fizik për kompensimin.


Sonila Qato tha se agjencia ka marrë përsipër përgjegjësinë për fillimin e shqyrtimit të të gjitha dosjeve pa vendim, në mënyrë të unifikuar dhe ka marrë masa konkrete për nxjerrjen nga arkiva të të gjitha atyre dosjeve për të cilat gjatë 4 viteve të fundit administratorët e mëparshëm nuk kanë ushtruar iniciativën e shqyrtimit dhe hetimit administrativ të tyre.


AKKP bën të ditur se është  në proces kompensimi të vendimeve për kompensim deri në vitin ’95, ndërsa shton se për herë të parë në këto 23 vjet, qeveria është shumë pranë nxjerrjes së një fature të detyrimit të  shtetit  shqiptar ndaj  pronarëve të shpronësuar nga regjimi i kaluar.


Më të lexuarat