Secondary Adv

Shpallet fituesi per zonen e Spitalles, ofroi 38.4 mln euro

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka surprizuar jo pak me vendimin e saj, për të shpallur kompaninë fituese që do të zhvillojë zonën industriale në Spitallë të Durrësit.


Sipas ministrisë, konsorciumi fitues është bashkimi i përkohshëm i kompanive “Pelikani”, “Vëllezërit Hysa” dhe “Best Construction”, me një vlerë financiare prej 38,4 mln euro. Kjo shumë rezulton dy herë më i vogël se oferta që kompania e dytë në garë, kishte ofruar për investim, rreth 92 mln euro. Kjo vendimmarrje e ministrisë, shton dyshimet se shpallja e fituesit, lidhet me afera korruptive të qeveritarëve, që qëndrojnë pas këtij konsorciumi. Por vlera nanciare nuk është elementi i vetëm që e komprometon këtë vendim. Mësohet se kompania e shpallur fituese, ka në plan që në zonën e Spitallës, të ndërtojë një fabrikë të pasurimit të ferrokromit.


Ky fakt bie në kundërshtim me llojin e aktivitetit që parashikohet për zhvillimin e kësaj zone. Nëse do të gjejë zbatim, ky projekt do të ketë një ndikim të madh negativ në mjedis, pasi Spitalla është vetëm 2 km larg zonës turistike të Gjirit të Lalzit apo Hamallajt. Plan-projekti dhe vlera financiare, janë dy elemente thelbësorë që përcaktojnë tuesin në një garë, por mesa duket, ministria dhe Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, nuk i kanë marrë këto në konsideratë, duke ngritur pikëpyetje lidhur me këtë vendimmarrje. Dyshimet shtohen më tej kur Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka marrë vendim për të shtyrë me dy herë afatin për shpalljen e fituesit, pa dhënë asnjë arsye për ta argumentuar.


Më të lexuarat