Secondary Adv

Ndryshime ne linjat nderqytetase, shtohen 91 dhe hiqen 11

91 linja të reja ndërqytetëse do t’i shtohen transportit publik, ose do të pësojnë ndryshime itinerar, sipas udhëzimit të fundit të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës. Sakaq ministria ka vendosur edhe për heqjen e 11 linjave të tjera, për të cilat nuk ka interes nga ana e udhëtarëve.


Ndërkohë një ndryshim në pikën 1 të nenit 6, u jep të drejtën Bashkive të propozojnë tek Ministri kërkesat për shtimin, heqjen ose ndryshimin e linjave dhe numrit të orareve. Linja Durrës-Tiranë-Durrës pëson një ndryshim për shkak të fluksit të automjeteve në Autostradën Tiranë Durrës, dhe do të zhvendosë rrugën e përshkruar duke kaluar nga Plepat dhe Ndroqi.


Ndër linjat që shtohen, ato me numër më të lartë oraresh dhe kësisoj më tepër udhëtarë janë linjat Gjirokastër-Dropull dhe Golem-Durrës. Linjat që hiqen për shkak të interesit të uljët janë ato: Berat-Cërrik; Berat-Belsh; Durrës-Koplik(pa të drejtë qëndrimi në Shkodër); Gramsh-Fier; Divjakë-Elbasan; Leskovik-Përmet; Shkodër-Durrës-Kavajë; Tiranë-Hani Hotit; Kamëz-Pukë; Vlorë-Gjirokastër (nga Povel) dhe Vlorë-Orikum. Më poshtë të gjitha linjat që shtohen ose ndryshojnë itinerarin e përshkuar:


Më të lexuarat