Secondary Adv

Ministria e Transportit hap garen per 91 linja nderqytetese, ofertat dorezohen deri me 4 gusht

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës njoftoi se ka hapur garën për operatorët e interesuar në fushën e transportit ndërqytetës që duan të operojnë të paktën 1 nga 91 linjat e miratuara me një udhëzim të veçantë.


Për këtë është ngritur edhe një komision i posaçëm për vlerësimin e ofertave. “Komisioni Vlerësues do të shqyrtojë dokumentacionin e të gjithë subjekteve të interesuara për këto linja, që do të aplikojnë deri më datë 04.08.2017, ora 13.00, në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës dhe sipas ligjit do të përzgjedh vetëm një subjekt për linjë, që do të operojë në këto linja” thuhet në njoftimin e Ministrisë.


Bazë të vlerësimit të ofertave do të jenë kriteret e përcaktuara në udhëzimin  Nr. 5627, datë 18/11/2016 “PÑ‘r përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licencave dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit” si dhe ofrimi i një shërbimi sa më cilësor për transportin në linjat specifike. Referuar listës së re të linjave rezulton që për qarkun Berat të jenë shtuar 8 të tilla, për Dibrën 4, Durrësi 10, Elbasani 13, Fieri 8, Gjirokastër 9, Korçë 3, Kukës 2, Lezhë 4, Tiranë, 23, Vlorë 8.


Aktualisht Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka shpallur fituesit për disa linja në vend vetëm pak kohë më parë dhe do të vijojë me plotësimin e gjithë linjave të reja. Gjatë ditëve të fundit ka pasur një reagim nga Shoqata e Transportit Ndërqytetës e cila ka akuzuar ministrinë se miratimi i linjave është dublim i atyre ekzistuese dhe se mbijetesa e kompanive në këto kushte është e pamundur. Kjo situatë u përshkallëzua edhe në një pezullim njëditor të transportit ndërqytetës për zonën e Juglindjes së Shqipërisë por pavarësisht këtyre kundërshtimeve Transportet deklaruan se do të vazhdojnë me procedurat dhe se do të rrisin kontrollet për përmbushjen e kushteve nga subjektet operuese.


Më të lexuarat