Secondary Adv
ACP
Njoftohuni me të rejat më të fundit rreth projekteve, kompanive dhe lajmeve në Shqipëri!

KLSH zbulon marrezine pa fund te lojerave te fatit, 375 milion euro dem ne 3 vjet

Raporti i fundit i auditimit i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) ka zbuluar se në fushën e lojrave të fatit është vendosur një rekord i ri dëmi. Plot 375 milionë euro është shifra e të ardhurave të munguara që sipas KLSH nuk janë mbledhur nga ana e institucioneve përgjegjëse.

 

Periudha e audituar i përket aktivitetit në tre vite 2014-2016 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare që përkon edhe me fillimin dhe fundin e aksionit “Fundi i Marrëzisë”, që synoi të sillte në shina aktivitetin e lojërave të fatit në vend. “Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën e përgjithshme 76,4 miliardë lekë nga e cila Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të fatit, në vlerën 50,2 miliardë lekë  si pasojë e mos ushtrimit të kompetencave për kundravajtjet administrative për gjobat e pavendosura në kuadër të konfiskimeve të pajisjeve nga njësia e mbikëqyrjes financiare” thuhet në raportin e KLSH. Më pas listës i shtohet edhe Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës me një dëm prej 19 miliardë lekësh si dhe Ministria e Ekonomisë, Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes me 2.4 miliardë lekë.


Llogaritja totale e dëmit 590 milionë euro
KLSH ndan dëmin e konstatuar në dy zëra. I pari është dëm i shkaktuar si rezultat i parregullsisë dhe shkeljeve financiare në të ardhurat dhe shpenzimet e kryera afërsisht 14.4 milionë euro dhe i dyti dëmi që vjen si rezultat i shkeljes së disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara në shumën 575.5 milionë euro. Në total për pjesën e parë të vitit zhvilluan 107 auditime nga të cilat vetëm 54 janë përfunduar dhe evaduar, 16 ende të paevaduar dhe 40 në proces auditimi.

Me te lexuarat