Secondary Adv

Energjia diellore, percaktohet cmimi i blerjes nga shteti

Energjia e prodhuar nga impiantet diellore me fuqi deri në 2 mega do të blihet nga shteti me çmimin 100 euro për megavat. Enti Rregullator ka miratuar tarifat, me të cilat shteti është i detyruar të blejë energjinë e prodhuesve privatë, jo vetëm për panelet diellore, por edhe për parqet eolike.

 

Sipas vendimit, për energjinë e erës çmimi i blerjes është 76 euro për megavat dhe do të zbatohet për të gjitha parqet eolike me kapacitet deri në 3 megavatë. Përgjatë 10 viteve të fundit, thuajse të gjitha investimet private në burimet janë kanalizuar në ndërtimin e hidrocentraleve. Por, veçanërisht muajt e fundit po vihet re një rritje e interesit për parqet diellore dhe ato të erës.

 

Vetëm muajin e kaluar, në Ministrinë e Energjisë janë paraqitur 5 projekte për ndërtimin e impianteve fotovoltaike, të cilat prodhojnë energji nga dielli në zona të ndryshme të vendit. Të gjitha këto projekte do të shqyrtohen nga Ministria e Energjisë dhe, nëse rezulton se përmbushin kushtet ligjore, atëherë Ministria i miraton duke i hapur rrugë ndërtimit.

 

Ekspertët në Ministrinë e Energjisë thonë se, për shkak të klimës, në Shqipëri energjia diellore ka rendiment të lartë. Për të gjitha parqet diellore nën 2 mega dhe ato të erës nën 3 mega, qeveria do të blejë energjinë me çmimet e përcaktuara nga Enti Rregullator i Energjisë. Por nga projektet e paraqitura ka edhe raste kur bizneset duan ta ndërtojnë panelin diellor për nevojat e veta energjetike, pasi ulin kostot.


Më të lexuarat