Secondary Adv

Ulen kredite e keqija, arrihet niveli me i ulet qe prej vitit 2011

Edhe për muajin qershor kreditë e kqija kanë pësuar një tjetër ulje. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë huatë e pakthyera në afat kanë zbritur në nivelin 15.58% të totalit, niveli ky më i ulët i regjistruar që prej tremujorit të parë të vitit 2011. Rezulton se rënia është rezultat i dy faktorëve fshirjes së kredive të kqija si dhe ristrukturimit të 35 kompanive të mëdha.

Për të tetin muaj rradhazi kreditë e kqija kanë pësuar ulje. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë për muajin qershor, niveli i kredive të këqija ka zbritur në 15.58% të totalit, duke shënuar në këtë mënyrë nivelin më të ulët të arritur që nga tremujori i parë i vitit 2011.

Arritja në këtë nivel sipas Bankës së Shqipërisë është rezultat i dy faktorëve: Fshirjes së kredive të këqija dhe ristrukturimit të kompanive të mëdha.

Përgjatë dy viteve të fundit bankat kanë zbatuar procesin e fshirjes së kredive të këqija, sipas të cilit hiqen nga bilancet e bankave kreditë që kanë më shumë se tre vjet që nuk kthehen, ndërsa ato vazhdojnë të ndiqen nga bankat.

Për muajin qershor rezulton se stoku i huasë së koorporatave jo financiare në valutë ka rënë me 26 miliardë lekë në raport me qershorin 2016, nga 8.9 miliardë lekë që ka rënë stoku në total i huasë për të njëjtën periudhë, duke reflektuar një fshirje masive të huave në valutë.

Ndërsa një tjetër faktor që ka shënuar rënien e nivelit të kredive të kqija ka qenë edhe procesi ristrukturimit të 35 kompanive të mëdha, që deri pak kohë më parë zotëronin 60% të kredive me probleme.


Më të lexuarat