Secondary Adv
ACP
Njoftohuni me të rejat më të fundit rreth projekteve, kompanive dhe lajmeve në Shqipëri!

Hapet Unaza e Re ne Tirane

Sot hapet një segment shumë i rëndësishëm i Unazës së Re në Tiranë. Ai pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun në kryeqytet.

 

Vetë kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke postuar një video nga ky segmend. “Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të Unazës së Re të Tiranës që është hapur sot duke lidhur shumë më shpejt dy zona të mëdha të qytetit siç janë Njësia 5 e Kombinati, si edhe duke lehtësuar trafikun e automjeteve në aksin Durrës-Tiranë-Elbasan. Punimet e kryera me standardet më të mira europiane përfshijnë 3 kalime këmbësorësh nga zona e Kristalit në Selitë, ashensor për PAK në mbikalim, si dhe 12 hyrje-dalje”, shkruan Rama.


Me te lexuarat