Secondary Adv

Bilanci pozitiv i turizmit, 156 milione euro per 6 mujorin e pare 2017

Kthimi i turizmit në një mundësi për zhvillimin ekonomik të vendit tashmë është fakt dhe shtimi i numrit të turistëve është shoqëruar me rritjen e të ardhurave. Banka e Shqipërisë konfirmon se për 6-mujorin e parë të vitit bilanci pozitiv është 156 milionë euro.

 

Këtu duhet pasur parasysh se kemi të bëjmë me një periudhë me krizë politike të gjatë që mesa duket për sektorin turistik nuk ka pasur ndikim. Krahasuar me një vit më parë janë 16 milionë euro më shumë. Konkretisht në zërin “Udhëtime” të bilancit të pagesave tek pjesa e eksporteve rezulton se kanë hyrë në Shqipëri afro 722 milionë euro, ndërkohë që kanë dalë rreth 567 milionë euro nga lëvizjet e shqiptarëve jashtë shtetit. Bilanci pozitiv i turizmit ka marrë kthesë vetëm rritëse që nga 2014, raporton Banka e Shqipërisë. Nga të dhënat operative marrë nga agjencitë, tendenca pritet të jetë e tillë dhe për tremujorin e tretë që korrespondon me hyrjet më të mëdha të numrit të turistëve. Në fakt ky tremujor është më i rëndësishmi për këtë sektor, pasi turizmi veror është kryesori për Shqipërinë.


Me te lexuarat