Secondary Adv

Qeveria mblidhet pas betimit. Vendimi i pare, hiqen certifikatat

Kryeministri Rama doli nga selia e Presidencës bashkë me anëtarët e kabinetit të ri për t’u mbledhur në selinë e qeverisë, ku u mbajt edhe mbledhja e parë zyrtare.

 

Në nisje të mbledhjes u publikua lista e vendimeve. I pari ishte vendimi për shpalljen e 2018-s si vitin mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Vendimet e tjera lidhen me dhënien e mundësive të nisjes nga puna të procesit të vetting-ut. Qeveria vendosi që ambjentet e ish-godinës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve t’i jepen institucioneve të vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

 

Administrata e vetting-ut do punojë edhe në një pjesë të ndërtesës ku ndodhet Kontrolli i Lartë i Shtetit. Aty do vendoset Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Një nga vendimet lidhet me lehtësimin e procedurave me çertifikatat që lëshohen nga Gjendja Civile. Ky ishte edhe një nga premtimet e kryeministrit për lehtësimin e burokracive shtetërore. Qeveria e re diskutoi edhe për dhënien e një ndihme financiare qeverisë amerikane për të lehtësuar pasojat e dëmeve të shkaktuara nga uraganët “Irma” dhe “Harvei”. Vendimet e tjera janë për formatimin e qeverisë së re, e cila është më e vogël në numër. Për çdo ministri janë miratuar vedimet për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore.


Më të lexuarat