Secondary Adv

Sejko: Politika monetare lehtesuese ndihmoi ne zhvillimin e ekonomise

Për zhvillimin e ekonomisë, një dorë ka dhënë edhe Banka e Shqipërisë. Guvernatori Gent Sejko tha se kanë qenë edhe politikat monetare lehtësuese të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë ato të cilat kanë kontribuar në rritjen ekonomike.


Gjasat janë që kjo performancë pozitive e arritur deri më tani të vijojë e tillë edhe në vijim. Veç kësaj, impakti i politikave monetare është reflektuar edhe në qëndrueshmërinë e çmimeve të konsumit, si edhe në stabilitetin financiar të vendit. “Politika monetare lehtësuese e ndërmarrë nga Banka e Shqipërisë ka dhënë kontributin e saj, duke ndikuar në zhvillimin ekonomik, qëndrueshmërinë e çmimeve të konsumit dhe stabilitetin financiar të vendit”, theksoi guvernatori gjatë një takimi me ambasadorin e Japonisë në Tiranë, SH.T.Z. MakotoIto.


Referuar INSTAT, një vit më parë rritja ekonomike ceku pragun 3.4%. Ndërkohë këtë vit, mbi bazën e projeksioneve të bëra nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, rritja ekonomike parashikohet të jetë 3.7%. Edhe më optimiste është Ministria e Financave, e cila ka projektuar një rritje me 3.8%. Bashkëpunimi ekonomik në të ardhmen mes Shqipërisë dhe Japonisë ishte po ashtu në fokus të takimit të mbajtur dje mes guvernatorit Sejko dhe ambasadorit MakotoIto.


Perspektiva e ngritjes së urave të bashkëpunimit shikohet si një mundësi në fusha, si: shkëmbimet tregtare, zhvillimi i teknologjisë së informacionit dhe në infrastrukturë. Diskutimet dypalëshe u ndalën në zhvillimet e reformave strukturore në vend, ku Sejko theksoi se vazhdimi e thellimi i mëtejshëm i tyre mbetet i një rëndësie të veçantë për të përmirë- suar klimën e biznesit dhe thithjen e investimeve të huaja në Shqipëri. Në këtë drejtim, u nënvizua se tregu i gjerë dhe efikas i punës në vend mund të shfrytëzohet si një tjetër faktor i rëndësishëm për tërheqjen e tyre.


Nga ana e tij, ambasadori i Japonisë në Tiranë shtoi se Shqipëria si një faktor stabiliteti në rajon kontribuon në ruajtjen dhe forcimin e stabilitetit politik dhe ekonomik të tij. Kauza e integrimit në familjen e madhe europiane nuk mbeti jashtë vë- mendjes. Bashkëbiseduesit vunë në dukje rolin që Banka e Shqipërisë ka luajtur në procesin integrues të vendit, duke bërë të mundur përafrimin e kuadrit rregullator, me atë të Bashkimit Europian.


Më të lexuarat