Secondary Adv

Ja cilat jane kategorite e bizneseve te vogla qe nuk do te pershihen ne regjimin e TVSH?

Zejtarët dhe tregjet e bashkive, janë dy kategoritë e bizneseve të vogla që  nuk do të përfshihen në regjimin e TVSH.

 

“Ne patëm një diskutim shumë të gjatë me kryeministrin për detajet, dhe kryeministri ka vendosur që logjika e TVSH-së për zejtarët dhe tregjet e miratuara të Bashkive të jetë e përjashtuar, pra mos aplikohet. Pra për zejtarët me definicion, meqë nuk kanë inpute dhe për tregjet e bashkive të vazhdojë siç ka qenë, pjesa tjetër pastaj shtrihet 20 për qindëshi”, deklaroi ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj gjatë konsultimit publik me qytetarët e Lezhës.


Më tej kryeministri Rama sqaroi se si do procedohet me tregjet e bashkive, si do bëhen kontrollet dhe a do ketë çdo tregtar kasë fiskale. “Me një ndryshim midis të dyjave që në rastin, po themi të berberit është taksa zero dhe nuk ka si aplikohet, apo edhe te të gjitha rastet e tjera të zejtareve, te tregjet do ndërtojmë bashkëpunim me bashkitë dhe në bashkëpunim, kur në raste se tregjet janë jopublike, pra kur menaxhohet nga private, edhe me ata do ndërtojmë një skemë që tregu si i tërë të jetë i kontrolluar, të fiskalizohet. Pra jo çdo kush që tregton në treg të ketë kasë fiskale, por tregu si i tërë të jetë i fiskalizuar. Këtu bëhet fjalë vetëm për tregjet bashkiake që funksionojnë sipas kushteve të vendosura”.


Më të lexuarat