Secondary Adv

Stadiumi i ri i Kukesit, Zbardhet projekti me vlere 3.5 mln euro

Klubi i futbollit “Kukësi” pritet të ketë stadiumin më modern në vend, pas “Arenës Kombëtare”. Klubi verilindor bën të ditur se ka gati projektin për një impiant modern me 10 mijë vende.

 

Në faqen zyrtare në facebook shkruhet se ka mbërritur projekti i bërë nga arkitektët e huaj, i cili është pëlqyer shumë dhe nga Presidenti i skuadrës, Safet Gjici. “Projekti është i mirëstudiuar dhe ka ardhur me detaje. Stadiumi i ri do të ketë një kapacitet prej 10 mijë vendesh dhe është i mbuluar krejtësisht edhe në tribunat e tifozëve. Ky impiant kap vlerën e 3.5 milion eurove dhe do të jetë padyshim ndër më modernët në Shqipëri”, thuhet në faqen zyrtare të F.K. Kukësi. Mbetet për t’u parë nëse qeveria dhe FSHF do jenë të gatshme të investojnë në këtë impiant moderne në qytetin verilindor të vendit, i cili do të shërbejë edhe për ndeshjet ndërkombëtare.


Më të lexuarat